Connect with us

Bota

Paqe e kopjuar Rusi-Ukrainë/ Plan 20-pikësh si ai i Donald Trump për Gazën

Sipas ‘Corriere della Sera’, gjatë bisedës telefonike që presidenti i Ukrainës Zelensky me kryeministrn britanik Keir Starmer, ky i fundit sugjeroi formulimin e një propozimi paqeje për Ukrainën, të modeluar sipas planit 20-pikësh të Trump për Gazën

Gjatë një interviste në NBC, Zelensky tha se ende shpreson që presidenti amerikan Trump do t’i sigurojë Kievit raketa Tomahawk në të ardhmen.

“Trump nuk tha jo”, sqaroi të shtunën presidenti ukrainas, “por vetëm se sot nuk tha po”.

Takimi Trump-Zelensky në Zyrën Ovale nuk ishte i lehtë. Askush nuk e ngriti zërin, por Trump ishte i ashpër, sipas një burimi në Axios. Trump bëri disa “deklarata të forta gjatë takimit, dhe nganjëherë situata u bë pak emocionale”. Zelensky nuk mori raketat Tomahawk me rreze të gjatë veprimi ose ndonjë armë tjetër të kërkuar nga ukrainasit. Pastaj, pas dy orësh e gjysmë, Trump e përfundoi papritur takimin: Mbaruam, le të shohim se çfarë ndodh javën tjetër. Ai më pas u largua nga Shtëpia e Bardhë për në Florida, pa folur me gazetarët, duke postuar një mesazh në llogarinë e tij në Truth, në të cilin deklaroi se takimi me Zelensky ishte “shumë interesant dhe i përzemërt, por unë i thashë atij, siç i sugjerova fuqimisht Presidentit Putin, se është koha për të ndaluar vrasjet dhe për të arritur një marrëveshje! … “Ata duhet të ndalen aty ku janë, le të pretendojnë të dy fitoren, le të vendosë historia!” – ka shkruar Trump

Advertisement