Moti
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme
Sipas MeteoAlb gjatë pjesës së parë të ditës vendi do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do kenë zonat malore.
Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në të gjithë MV. Por pasditja sjell mbizotërim të motit të kthjellët.
Rajoni dhe Evropa
Evropa dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Ku më të dukshme kthjellimet mbeten në jugperëndim.
Ndërsa rrebeshe shiu do kenë brigjet e Detit të Zi, ishujt Britanikë dhe Skandinav.
Moti
Parashikimi i motit, e enjte 17 dhjetor 2020
/ATSH/ Ditën e enjte në vend moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit me tepër prezente përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/13 | diell re kalimtare |
Kukës | 2/10 | diell re kalimtare |
Lezhë | 4/14 | diell re kalimtare |
Dibër | -2/9 | diell re kalimtare |
Durrës | 8/16 | diell re kalimtare |
Tiranë | 8/16 | diell re kalimtare |
Elbasan | 6/17 | diell re kalimtare |
Berat | 3/17 | diell re kalimtare |
Vlorë | 8/16 | diell re kalimtare |
Korcë | 1/9 | diell re kalimtare |
Gjirokastër | 2/14 | diell re kalimtare |
Sarandë | 8/17 | diell re kalimtare |
Moti
Parashikimi i motit, e mërkurë 16 dhjetor 2020
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët me vranësira shtresore të larta kalimtare.
Mjegulla e dendur do jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë luginave.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/17 | diell re të larta |
Kukës | 3/12 | diell re të larta |
Lezhë | 8/16 | diell re të larta |
Dibër | -1/11 | diell re të larta |
Durrës | 6/18 | diell re të larta |
Tiranë | 5/20 | diell re të larta |
Elbasan | 8/18 | diell re të larta |
Berat | 2/20 | diell re të larta |
Vlorë | 6/19 | diell re të larta |
Korcë | 3/11 | diell re të larta |
Gjirokastër | 0/18 | diell re të larta |
Sarandë | 5/20 | diell re të larta |
Moti
Parashikimi i motit, e martë 15 dhjetor 2020
Ditën e martë, moti parashikohet i kthjellët dhe pas orëve të pasdites me vranësira të pakta e mesatare kalimtare.
Mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.
Ngrica në lartësitë mbi 700 metër në orët e mëngjesit.
Era, do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 2-8m/s, Hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/17 | Diell |
Kukës | -0/12 | Re diell |
Lezhë | 7/16 | Diell |
Dibër | -4/11 | Re diell |
Durrës | 4/18 | Diell |
Tiranë | 2/17 | Diell |
Elbasan | 2/18 | Diell |
Berat | 0/19 | Diell |
Vlorë | 2/17 | Diell |
Korcë | -1/11 | Re diell |
Gjirokastër | 0/16 | Diell |
Sarandë | 4/21 | Diell |
Moti
Parashikimi i motit, e hënë 14 dhjetor 2020
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e hënë do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore do ketë prezencë të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat vijnë në pakësim pas orëve të pasdites.
Mjegull e dendur e mjegullinë do ketë në lugina në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e fortë dhe e vrullshme kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa me rrahje deri në 20-25m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/12 | Diell |
Kukës | 1/8 | Re diell |
Lezhë | 4/13 | Diell |
Dibër | 0/6 | Re diell |
Durrës | 4/14 | Diell |
Tiranë | 4/15 | Diell |
Elbasan | 3/14 | Diell |
Berat | 2/15 | Diell |
Vlorë | 4/13 | Diell |
Korcë | -1/6 | Re diell |
Gjirokastër | 0/10 | Diell |
Sarandë | 4/13 | Diell |
Moti
Ikin shirat, por vijnë temperaturat e ulëta, ja si parashikohet moti për javën në vijim
Java që po lemë pas u karakterizua nga mot i paqëndrueshëm, shoqëruar me reshje intensive shiu.
Ndërkohë, java që vjen pritet të sjellë një mot të kthjellët, por temperatura më të ulëta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mëngjeset do të jenë kryesisht më të ftohtë, ku në vendet malore temperaturat do të arrijnë vlera negative.
Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme. Më pas duke nisur nga dita e martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.
-
Pinknews23 hours ago
“Vetja ime e bukur”/ Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa…
-
Pinknews3 hours ago
Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi/ Për kë vallë?
-
Pinknews24 hours ago
“Alo ba…”/ Egla shpërthen në lot gjatë “telefonatës” prekëse me babain
-
Pinknews2 hours ago
“Ti më eksiton” / Deklarata e Eglës lë pa fjalë banoren: Aman mos…
-
Horoskopi14 hours ago
Sot do të përdorni të gjithë dinakërinë tuaj për…
-
Rajon5 hours ago
“Ushtarët shkatërruan mbrojtjen e Ukrainës”/ Sulmet ruse pjesë e lëndëve mësimore në Serbi
-
Pinknews4 hours ago
Video/ Përgatitet funerali i mbretit Charles, çfarë po ndodh në Pallatit Buckingham
-
Pinknews4 hours ago
“Jeni shkë*rdhaçka”/ Françeska shokon sërish me deklaratën në BBV