Bota
Pas paqes në Lindjen e Mesme, Moska shpreh dëshirën: Trump të bindë Ukrainën të ndërmarrë hapa për paqen
Moska shpreson që Uashingtoni të nxisë Kievin të ndërmarrë veprime për të arritur paqen. Zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov tha se uron që Presidenti Trum të bindë Ukrainën të ndërmzarrë hapa për të vendosur mbi një proces paqeje mes dy vendeve.
“Shpresojmë që, sigurisht, ndikimi i Shteteve të Bashkuara, aftësitë diplomatike të të dërguarve të Presidentit Trump do të ndihmojnë në inkurajimin e palës ukrainase që të jetë më aktive dhe më e gatshme për procesin e paqes”, tha zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.
Mediat e huaja shkruan se zëdhënësi i Presidencës Ruse tha se kishte pasur një pauzë serioze në procesin e negociatave të Stambollit. Kjo ka ardhur për shkak të mosgatishmërisë së Kievit, për t’iu përgjigjur propozimeve të Moskës