Connect with us

Politike

PD nesër në protestë/ Ja rrugët që do bllokohen

Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë. Për të garantuar siguri do të angazhohen forcat e rendit të komisariateve, Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA. Në rreshtin e parë do të vendosen forcat e Rendit, ku do të vendosen para Kryeminsitrisë, me të tërhequra do të qëndrojnë Shqiponjat dhe pastaj në rast agravimi të protestës, do ndërhyjnë Forcat Speciale. Në turmën e protestusve do të jenë edhe punonjesit civil, të cilët do të raportojnë, për cdo incident të mundshëm. Kontrolle do të ketë edhe në hyrje të kryeqytetit për personat që mund të krijojnë probleme në tubim. Po ashtu është kërkuar edhe nga drejtoritë vendore që të shkembejmë informacione për kontrollin e makinave pasi ka dyshime që mund të ketë lëndë piroteknike.

Politike

Rama në Greqi, Kulluri: Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës? Greqia priti shqiptarët e pangrënë dhe të paveshur…!

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë  takimin e zhvilluar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me emigrantë shqiptarë në Athinë.

Sipas tij, takimi ishte pa asnjë vlerë konkrete për emigrantët dhe vetëm shprehje e një nacionalizmi të kotë që nuk i shërben askujt, aq më pak marrëdhënieve me Greqinë.

“Nacionalizmi në Ballkan i shërben atyre fuqive që duan një Ballkan të destabilizuar. Kurti është nacionalist por nuk po zgjidh çështjen e pavarësisë.

Nacionalizmi është joshës, por nuk çon askund. Patriotizmi është vlera e vërtetë që të lidh me vendin. por kjo nuk është patriotizëm.

Kur Greqia i hapi dyert shqiptarëve, tha ndonjë faleminderit. Kush i priti shqiptarët e pangrënë, të paveshur në vitet ’90? Greqia.

Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës, se marrëdhënia me Greqinë është shumë komplekse dhe ti nuk mund të ngatërrosh Greqinë si një e tërë me elementë që kanë këtë pikëpamje të gabuar për Himarën. Ti po shkon po i bën sfidë Mitsotakis, po çfarë hyn Shqipëria këtu?

Çfarë hyjnë shqiptarët e Athinës këtu? Ata janë të integruar tashmë dhe janë komuniteti më i mirë i emigrantëve në Greqi. Ishte një muzikë që nuk ka vlerë për t’u dëgjuar, përveçse nga militantët e PS”, tha Kulluri.
Continue Reading

Politike

Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe

Zyrtarisht qeveria serbe e Millosh Vuçeviç kërkoi raporte të mira me Shqipërinë, por nuk kaloi shumë kohë që Aleksandër Vulin, zëvendëskryeministër në kabinetin e ri, të tregonte qëllimet e vërteta.

Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”, u shpreh Vulin në një reagim agresiv kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë.”

Zëvendëskryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare.

Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë.”

Kjo nuk është hera e parë që Vulin përmend termin “Shqipëri e Madhe” për të shantazhuar apo kërcënuar një shtet tjetër. Zëvendëskryeministri serbe, përpara se të merrte detyrën, iu drejtua Malit të Zi me fjalë tepër ofenduese për shkak të mbështetjes së rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë të paraqitur në OKB.

E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, ka thënë Vulin disa ditë më parë.

Continue Reading

Politike

Djegia e mandatave, Basha zbardh prapaskenat e bujshme: Ja çfarë i thashë Kryemadhit

Lulzim Basha tregoi se çfarë ndodhi me djegien e mandateve dhe prapaskenat me LSI-në aso kohe.

Basha: Mediu kërkoi që djegie e mandateve të ishte e një formati tjetër. Ai kërkoi që të bëhej një deklaratë kolektive e deputetëve. Ai shqetësohej për presionin dhe të mos i dorëzohej çdo mekanizmi Edi Ramës. Sa i takon LSI-së situatë është ndryshe. Aso kohe i kam trajtuar me deferencën që i takon një partie me të drejtën e saj. I kam thënë kryemadhit se ky është një vendim që çdo parti e marr për vete. Nuk jeni të detyruar që ta merrni si vendim.

Faktikisht ajo bëri një konsultë dhe pas kësaj tha që do ta djegë vetëm ajo mandatin, jo deputetët e tjerë. Pastaj se çfarë ndodhi me djegien e mandatit të saj dhe bashkimin me PD-në për djegien e mandateve nuk e di. Rrathanat ishin të paprecedenta.

Kur u kapën me zë dhe figurë në skemat e pastra të vjedhjes së votave, prap se prap u bë gjithçka, një operacion kundër drejtësisë dhe medies pro atyre që duhet të ishin në burg. Padiskutim që nuk dha rezultatin që u mobilizua.

 

Continue Reading

Politike

“Veliaj po bën gjithçka duke…”/ Berisha: Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë o hajdut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur në tubimin poshtë banesës së tij.

Berisha ftoi çdo qytetar të bashkohet në protestën e madhe dhe në mosbindjen civile tek Bashkia e Tiranës, sipas tij për çlirimin e saj.

Ish-kryeministri tha se “Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë nuk ia hedh kurrë o hajdut.”

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju demokratëve, qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor, shpresës dhe besimit te Shqipëria. Të dashur miq, sonte në emër tuaj ftoj çdo shqiptar të bashkohet me ne në protestën e madhe, në mosbindjen civile, në zemërimin popullor tek Bashkia e Tiranës për çlirimin e saj.

Miq, Edi Rama është i aftë të instalojë çdo skenar. Të ndërmarrë çdo veprim, vetëm e vetëm të shpërqendrojë goditjen tonë, të shpërqendrojë betejën tonë, zemërimin tonë. Por ne, nesër jemi të gjithë te bashkia.

Jemi në revoltë. Jemi në mosbindje civile ndaj modelit dhe autorit të modelit të vjedhjes 100 përqind të shqiptarëve.
Ndaj poshtërimit të qytetarëve shqiptarë. Kundër tiranisë së vjedhjes së shqiptarëve, varfërimit, mjerimit të tyre, largimit të tyre të detyruar nga Shqipëria për shkak të skamjes dhe vrasjes së shpresës.

Qytetarë dhe qytetare, beteja kundër vjedhjes është beteja më civile, beteja më dinjitozë, beteja më e rëndësishme për fatin tonë dhe të ardhmen tonë. Në qoftë se ne u lejojmë fatin në duart e atyre që si lukuni na vjedhin ditën dhe natën, ne nuk kemi të ardhme.

Ne nuk kemi dinjitet. Ne kemi një gjallesë që nuk e meritojmë kurrë. Ndaj dhe le të ngrihemi ne në lartësinë e guximit tonë. Mençurisë sonë. Vendosmërisë tonë dhe t’i japim nesër Erion Velisë përgjigjen finale që ai meriton. Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë nuk ia hedh kurrë o hajdut. Kurrë, kurrë! Ndaj dhe me guxim përpara. Me zemërim përpara. Fitore dhe vetëm fitore!

Continue Reading

Politike

Salianji nga Durrësi: Rama mori në Athinë shkaktarët e largimit të 700 mijë shqiptarëve

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk kujdeset për interesat e qytetarëve dhe ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen e opozitës për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë.

Gjatë takimit me demokratët e Durrësit, Salianji komentoi takimin e Ramës në Athinë, ku sipas tij çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë.

Salianji: Janë ata njerëz që me kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë në korrupsion në vjedhje me ngritjen në piedestal të injorancës në admininstratën publike, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë një çdo cep të kësaj republike kanë bërë të mundur që sipas Eurostat 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. Dhe në ata 700 mijë shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit, e patë se si Edi Rama u detyrua të merrte bashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria e cila në mënyrën emblematike u përmblodh nga drejtori i Teatrit të Fierit.

Salianji tha se administrata, me kontributin e saj të drejtpërdrejtë në korrupsion dhe vjedhje ka bërë të mundur largimin e 700 mijë shqiptarëve.

Salianji: Kemi qeveri, një kryeministër, kemi qeveritarë që nuk kujdesen për interesat e qytetarëve. Kemi një qeveri e cila ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen tonë për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë. Për ta zhvendosur fokusin nga përmirësimi i cilësisë së jetës së qyetetarëve dhe për ta kthyer se çfarë po ndodh në PD.

E patë sot të gjithë se si në një aktivitet në Athinë, Edi Rama çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë, i kishte me vete. Për çfarë shkuan atje të gjithë kryetarët e bashkive? Për çfarë shkuan në Athinë të gjithë drejtuesit e administratës publike? Për çfarë shkuan atje të gjithë banditët të cilët i shërbejnë Edi Ramës si këtu si atje? Për ti treguar qytetarëve që janë larguar nga kjo qeverisje se këta janë fytyra e vërtetë që kanë përzënë familjarët tuaj, nipërit dhe mbesat apo fëmijët.

Janë ata njerëz që me kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë në korrupsion në vjedhje me ngritjen në piedestal të injorancës në admininstratën publike, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë një çdo cep të kësaj republike kanë bërë të mundur që sipas Eurostat 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. Dhe në ata 700 mijë shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit, e patë se si Edi Rama u detyrua të merrte bashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria e cila në mënyrën emblematike u përmblodh nga drejtori i Teatrit të Fierit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING