Connect with us

Politike

PD për inceneratorët: Rama ‘kapet’ duke ndarë paratë

Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen për inceneratorët dhe ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi tha sot se dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliardë lekëve për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë.

Ai ka ngritur 5 pyetje për SPAK dhe kontratën.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi
Dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliardë lekëve.

Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë.

Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 miliardë lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën.

Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”.

I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit.

Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës!

Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjencisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur.

Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto!

Kemi 5 pyetje te thjeshta sot:
1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?

2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)?

3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!

4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?!

5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Rama.

Ne mendojmë se inceneratorët janë mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen, ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.

Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING