Connect with us

Kronike

Aksidenti i trefishtë në Korçë, makinat bëhen copë-copë

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Autoritet bëjnë me dije se janë përplasur automjeti tip “Volksawagen” me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e automjeteve që janë tranportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip “Nissan”.

Ngjarja ndodhir rreth orës 16.30, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, makina janë shkatërruar nga përplasja e fortë, teksa një prej tyre ka përfunduar edhe në kanal, Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Kronike

FOTO/ Fshehu dr*ogë në çorape, shqiptari në Angli dënohet me tre vjet burg, ja si u zbulua nga policia

Një shqiptar në Angli është dënuar me tre vite burg pasi policia e kapi duke fshehur një sasi drogë në çorape.

Gjatë kontrollit në zonë, policia iu afrua Elis Kolës, i cili ishte në makinën e tij, të parkuar në rrugën Herbert në Kembrixh, më 9 mars të vitit të kaluar (2023), pasi dyshoi se ishte i përfshirë në trafik droge.

Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella me vlerë më shumë se 1100 £ të fshehura në një çorape në derë.

Në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të mërkurën (22 maj), Kola u dënua me tre vjet burg pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë.

Detektivi Lauren Skinner, i cili hetoi, tha: “Ne do të vazhdojmë të prishim dhe çmontojmë aktivitetet e tregtarëve të drogës që sjellin krime të lidhura, përfshirë dhunën, vjedhjet dhe vjedhjet në Kembrixh”.

Continue Reading

Kronike

Ra në kontakt me elektricitetin, humb jetën 60-vjeçari në Patos

Një 60-vjecar nga Patosi ka humbur jetën pasi ra në kontakt me elektricitetin.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet I. M., është derguar nga familjarët ne spitalin e Fierit, por pa shenja jete.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Continue Reading

Kronike

56-vjeçari ngacmon seksualisht dhe kërcënon me thikë të renë, shpallet në kërkim

Një 56-vjeçar me inicialet R.K., banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia. 56-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare dhe gjithashtu e ka kërcënuar atë me mjet prerës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.”- njofton policia.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Trajleri përplaset me mjetin, plagoset polici

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Raportohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një trajler.

Nga aksidenti dyshohet se ka persona të plagosur.

Continue Reading

Kronike

63-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë, dërgohet me urgjencë në spital

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING