Kosova
ALBIN KURTI KERKOI TE ASGJESOJE OPOZITEN
Kryeministri i Kosovës ka përcjellë mesazhe shqetësuese kundër opozitës, ndërsa vendi po përballet me një krizë të re institucionale, këtë herë prej paaftësisë të parlamentit për të zgjedhur presidentin e ri. As partia në pushtet dhe as opozita nuk lëshuan pe, duke e hedhur barrën e përgjegjësisë tek qytetarët, të cilët do të detyrohen të dalin, për të tretën herë gjatë një viti, në zgjedhje të përgjithshme që nuk prodhojnë zgjidhje.
Analisti Andi Bushati shkruan se “Duke dashur të krijojë avantazh për zgjedhjet e reja që do të mbahen diçka më shumë se pas një muaji, në një tentativë për ta kaluar fajin për krizën tek binomi PDK, LDK, Albin Kurti i vizatoi deputetët e opozitës si “qesharakë”, “të gjorë” dhe “të mjerë”, ndërsa formacionet e tyre politike si “të së kaluarës” apo, të “zanatit të vjetër”. Por e keqja më e amdhe është se Kurti shkoi përtej duke kërkuar nga votuesit kosovar ta zhdukin këtë opozitë duke “prodhuar një te re”” – ka shkruar Bushati, sipas të cilit mesazhi është i qartë: kërkohet as më pak as më shumë asgjesimi i opozitës.
“Dhe ky është një mesazh që nuk do ta artikulonte dot një udhëheqës demokrat i një vendi të lire”-shkruan Bushati duke potencuar:
“Si me sjellejen përgjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit, ku nuk përfilli opozitën, duke vënë bast se ajo është aq e dobët sa do të nënshtrohet, e aq me tepër, me thirrjen drejtuar votuesve për ta shfarrosur atë, Albin Kurti ka nxjerrë në pah, në mënyrëm më të dukshme të mundshme, atë anë të personalitetit autoritarist që e kanë pjesa më e madhe e politikanëve të lartë, dhe ky është lajmi më i keq i asaj që po ndodh sot në Kosovë, madje edhe me i rëndë sesa kriza aktuale dhe provokimi i zgjedhjeve të parakohshme.