Connect with us

Politike

Petrit Vasili kthehet nga pushimet duke “çjerrë faqet”: Ç’bëhet kështu…

Petrit Vasili, që na kishte munguar këtë verë, duke mos postuar asgjë në rrjetet sociale për javë me radhë, më në fund është bërë i gjallë pas pushimeve të gjata. Dhe direkt, është hedhur në sulm, siç di ai. Sigurisht ndaj reformës në drejtësi, problemit më të madh që ka opozita, ose më saktë shefi i tij Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën. Ja çfarë shkruan i frymëzuar nga pushimet e gjata, Petrit Vasili:

“Asgjë të vetme nuk ka për t’u lëvduar, asnjë shërbim cilësisht të ndryshuar, asnjë lehtësi për qytetarët, aspak cilësi të re të vendimeve gjyqësore, pra të gjithë të zhgënjyer thonë sot “ishim më mirë kur ishim më keq”.

E vetmja “duartrokitje e madhe” duhet bërë për suksesin e kësaj drejtësie është për betonimin prej saj të pandëshkueshmërisë së qeverisë dhe funksionimin e saj me regjinë e Ramës në funksion të hajdutllëqeve të tij të ditës.

Me qëllim asnjë analizë e thellë objektive nuk është bërë sistemit aktual të drejtësisë për të parë në sy situatën dramatike të drejtësisë, kolapsin e saj total dhe tronditjen e thellë të sigurisë juridike, që kjo ka sjellë.

E vetmja gjë që vazhdon janë pazaret politike me drejtësinë, që prodhojnë vetëm drejtësi të pamundur për qytetarët dhe drejtësi të kapur për qeverinë.

Pazaret politike të vjetra e të reja me drejtësinë vetëm po betonojnë kapjen e drejtësisë nga Rama dhe “Rilindja” dhe pandëshkueshmërine e tyre.

Pazaret politike të sponsorizuara nga brenda e nga jashtë po prodhojnë vetëm zemërim, zhgënjim dhe deluzion të thellë të qytetarëve.

Fakte të freskëta të sjella pas një studimi shumë serioz të situatës nga Infoçip tregojnë qartë dramën e sistemit:

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës gjatë vitit të kaluar, 72 për qind e çështjeve civile të themelit dhe 57 për qind e çështjeve penale të themelit tejkaluan afatin ligjor të gjykimit të arsyeshëm.

Gjykata e Apelit ka 25 gjyqtarë nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë, ose më pak se 1/3 e trupës gjyqësore.

Ekspertët e Qendrës INFOCIP vlerësojnë se kjo mesatare e punës së tyre është shumë e lartë, ndërsa plotësimi i vendeve bosh mbetet një nevojë e madhe.

Që tani ne jemi përtej standardit të ngarkesës gjyqësore për secilin gjyqtar. Nga një llogari e thjeshtë për 30 mijë dosje që presin një vendim në Apel, për 300 ditë pune dhe 24 gjyqtarë, do të duhen minimalisht 4 vite punë për t’u trajtuar”, thotë zoti Gerti Shella.

Stoku i çështjeve që prisnin gjykimin në Apel për vitin 2022 ishte 23 mijë e 375 dosje.

Ndërsa me dosjet e prapambetura që u sollën nga Apelet e tjera, që u shkrinë, e ngritën në 30 mijë numrin e çështjeve që presin një vendim nga Apeli i Tiranës.

Drejtësia në agoni!

Sot për këtë drejtësi në agoni, të kapur dhe të degraduar duartroket vetëm Edi Rama, krye përfituesi i pandëshkueshmërisë, i cili falë kapjes së saj nuk është sot përpara drejtësisë.

Kjo drejtësi është armike e interesit publik, e interesit kombëtar, e barazisë përpara ligjit, e interesave të qytetarëve, e motivimit të biznesit, e lirive dhe të drejtave që shkelen e dhunohen përditë nga qeveria.

Kjo drejtësi është tubi i oksigjenit për korrupsionin kolosal të qeverisë dhe për shkelësit e ligjit si kriminelë, trafikantë dhe pastrues parash klientësh dhe mbështetës të qeverisë.

Kjo drejtësi vepron sot me regji dhe lëviz shumë ngadalë si kërmilli, kur duhet të lëvizte me shpejtësinë e erës, sepse faktet i ka përpara duarve.

Kjo drejtësi nuk është në krah të ligjit dhe të qytetarëve, por në krah të antiligjit dhe qeverisë.

Sot në vitin e tetë të reformës në drejtësi ka shumëçka për të çjerrë faqet dhe asgjë të vetme për të duartrokitur”.

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING