Connect with us

Aktualitet

Pezullimi i shërbimeve/ Ambasada shqiptare në Romë njofton rifillimin e punës.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë bën me dije se Zyra Konsullore do të rifillojë shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00.

Shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjenizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Në njoftim theksohet se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit e këtij institucioni për caktimin e një date të re.

Kujtojmë se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë pezulloi shërbimet për ditën e sotme, datë 15.10.2020 pas identifikimit të një rasti me Covid-19.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *