Aktualitet
Po fshihen vdekjet? Mjeku Tritan Kalo sqaron akuzat për ndryshimin e skedave
Mjeku infeksionist Tritan Kalo deklaroi edhe njëherë sot se nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo të shkakut të vdekjes. Sipas tij, problematikat që realizohen krijojnë një tymnajë mes qytetarëve dhe personelit mjekësor.
“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi nuk mund të them asgjë, sepse drejtorinë rajonale të shëndetit i dinë më mirë.
Por është përcaktuar se kur plotësohet një skedë vdekje janë arsyet përse i sëmuri vdes dhe nuk mund të krijohet një artificë si në diagnozën e pranimit ashtu edhe përfundimit.
Pra nuk mund të ketë falsifikim apo ndryshim. Por në terren të një të sëmuri me Covid jo gjithmonë sëmundja bazë janë shkaku i vdekjes, por edhe komplikime apo dëmtime të tjera. Në terren të këtyre të sëmurë zhvillohen edhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë”, tha Kalo.
gsh/

