Connect with us

Aktualitet

“Po vij”, Rama ndan pamjet nga pallati i sportit ku do takohet me “shqipet” e Milanos

Në orën 11:00 është parashikuar që të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali që do të mbahet pranë Milanos në një pallat sporti Busto Arsizio.

Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga atmosfera pak para nisjes së takimit, ku siç shihet në sfond dëgjohet muzikë shqiptare dhe valëviten flamuj kombëtar.

 Pas takimit me shqiptarët e Athinës, kryeministri Edi Rama ndal sot turin e diasporës në Itali.

Takimi i cili zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkëatdhetarët në shtetin fqinj.

Kryeministri u nis sot në mëngjes nga aeroporti i Rinasit.

Advertisement

TRENDING