Connect with us

Kronike

Policia kryen aksion blic në Fier, 2 të arrestuar! Zbulohen kallashë, granata, pistoleta dhe qindra fishekë

Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit, i zhvilluar pasditen e sotme në fshatin Suk të bashkisë Roskovec, është finalizuar me sekuestrimin e një arsenali armësh dhe lëndësh narkotike.

Sipas burimeve policore, operacioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative. Fillimisht, blutë kanë ushtruar kontroll në një lokal në zonën e Sukut, ku kanë gjetur sasi lënde narkotike (doza të gatshme për shitje).

Gjetja e drogës ka bërë që policia të zgjerojë perimetrin e kontrollit, duke ushtruar “kontroll blic” në banesën e shtetasit Adiol Hada.

Arsenali në banesë

Gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpinë e Hadës, agjentët e policisë zbuluan një arsenal të vërtetë armatimi të fshehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

2 armë zjarri automatike (Kallashnikovë);

2 armë zjarri pistoleta;

2 granata dore;

Sasi lënde narkotike (e gjetur në lokal dhe banesë).

Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse armët e sekuestruara janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme apo nëse personat e arrestuar janë pjesë e ndonjë grupi kriminal në zonë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit.

 

 

Advertisement