Connect with us

Kronike

Policia sekuestron 15 mijë euro, procedohen dy të rinj

Një shumë prej 14.030 euro dhe 1130 paund, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar në kufirin e Muriqanit, ndërsa janë proceduar penalisht 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit C. R. dhe shtetasin S. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.030 euro dhe 1130 paund, që i posedonin shtetasit C. R. dhe S. R., të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Nga veprimet hetimore dyshohet se shumat e parave të sekuestruara janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit C. R., 22 vjeç, banues në Angli dhe S. R., 19 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kronike

Bashkëshorti i nënës që hodhi foshnjën në lumë: Fëmija dyshohet nga lidhje jashtëmartesore

Detaje t reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tapizë të Krujs, ku një 42-vjeçare dyshohet se ka lindur dhe ka hedhur në lumë foshnjën e sja.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne.

Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Continue Reading

Kronike

Familja nuk e dinte se ishte shtatzënë?/ Nëna hedh foshnjën në lumë, detajet e reja

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Tapizë të Krujës.

Familja nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K. 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

E dashura njoftoi policinë për humbjen e kontakteve, gjendet shqiptari i katërt i vdekur pas aksidenti tragjik

Njeriu i katërt në bordin e BMW-së së vjedhur e cila u përmbys pranë komunës së Segnit n në drejtim të Anagni-Colleferro u gjet i pajetë, 300 metra larg vendit të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Pas përplasjes së fortë, automjeti shpërtheu në flakë. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se viktima është një shqiptar 33-vjeçar, bashkatdhetar i tre të tjerëve që ishin me të, prej të cilëve vetëm njëri shpëtoi dhe u shtrua në spitalin Colleferro. Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga një grua e cila i tha policisë se nuk kishte më lajme për partnerin e saj, i cili ishte në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Aksidenti tronditës

Një telefonatë në numrin 112 solli në vendin e aksidentit karabinierët nga stacioni Segni. Një BMW e serisë 4 kishte dalë nga rruga, duke u futur në mes pemëve dhe duke marrë flakë pas përplasjes. Makina, që vinte nga Anagni (Frosinone), po udhëtonte në Casilina me shpejtësi marramendëse, me sa duket me rreth 200 kilometra në orë. Duke udhëtuar përgjatë rreth rrotullimit, goditi bordurën me anën e majtë dhe fluturoi në mes të pemëve pas rreth 50 metrash rrokullisje.

Dëshmitari

“U ngrit nga toka, dukej si një raketë,” tha një grua që pa për herë të fundit, BMW-në që fluturoi jashtë rruge. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marian Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27-vjeç, dy të rinjtë që ishin ulur në pjesën e përparme të mjetit, ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, përfundoi jashtë duke arritur të mbijetojë. Të tre, me origjinë shqiptare, banues në periferi jugore të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Në fakt, të gjithë pa dokumente u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.

Pas përplasjes, BMW ka marrë flakë në pjesën e përparme, me flakët që kanë mbështjellë motorin dhe pjesërisht kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin dy trupat e pajetë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e nevojshme për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në shkurre. Me mbërritjen e urgjencës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e dy të rinjve ndërsa i treti, i shtrirë përtokë në gjendje shumë të rëndë, është dërguar me kodin e kuq fillimisht në spitalin Colleferro dhe më pas në Poliklinikën Tor Vergata ku iu nënshtrua një operacioni me shpresën për t’i shpëtuar jetën.

Marian Kolaaa 1024x576
Aksidenti 1
Continue Reading

Kronike

E rëndë/ 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës. Një 42-vjeçare ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, duke gjetur vdekjen. Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit.

Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë është plagosur.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING