Connect with us

Aktualitet

Presidenti Meta takohet me Kryeministrin e mandatuar të RMV, Dimitar Kovaçevski

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot në një takim të përzemërt nga Kryeministri i mandatuar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherazi kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Pasi i uroi shumë suksese në detyrën tepër rëndësishme dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore ndërmjet vendeve tona, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për të dy vendet dhe shprehu besimin se me përpjekje të përbashkëta do kalohen pengesat në një kohë të afërt.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi angazhimet konkrete të palës maqedonase për të avancuar me projektin shumë të rëndësishëm të Korridorit 8, që do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke e përshëndetur përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, kyç për përparimin e demokracisë dhe prosperitetit të vendit fqinj, Presidenti Meta çmoi rolin dhe kontributin e faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha zhvillimet demokratike dhe progresin e vendit në proceset euroatlantike.

Nga ana e tij, z. Kovaçevski siguroi se një nga prioritetet e Qeverisë së tij në fushën investimeve do të jetë pikërisht Korridori 8.

Gjithashtu, ai u shpreh se Qeveria e Tij do të jetë plotësisht e angazhuar në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe për thellimin, në të gjitha fushat, të bashkëpunimit me Shqipërinë, në interesin më të mirë të qytetarëve tanë.

Aktualitet

Tërhoqi zvarrë qenin me “Audi”, gjobitet autori dhe i merret kafsha

Policia e Tiranës ka ndaluar një person, i cili me një automjet tip “Audi”, ngjyrë gri, tërhiqte një qen zvarrë nëpër kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasin Sh. I., i cili është vënë nën hetim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe është gjobitur me 6.000 lekë, ndërsa qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë. Pamjet e rastit janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

“Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen).

Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.” – njofton Policia.

Continue Reading

Aktualitet

I rrëmbyen djalin, flet nëna e 3-vjeçarit pas bashkimit: E kam përjetuar shumë keq

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni e cila më në fund është bashkuar me djalin e saj pas më shumë se një jave, ka deklaruar se e ka përjetuar shumë keq këtë periudhë. 3-vjeçari u rrëmbye nga gjyshërit e tij nga ana e babait dhe vetëm sot, gjyshja Barie Gjuni vendosi që t’ia dorëzonte në polici. Me lot në sy Ile ka deklaruar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

“Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur. E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo.

Barie Gjuni, gjyshja e cila rreth 1 javë më parë rrëmbeu nipin dhe u zhduk, ka dorëzuar 3-vjeçarin ditën e sotme në Prokurorinë e Durrësit. I mituri është bashkuar me të emën e tij, e cila ishte ajo që ngriti alarmin për zhdukjen e fëmijës.  Ditën e djeshme, Gjykata e Durrësit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, për rrembimin e 3-vjeçarit nga nëna e tij

Nëna e fëmijës bëri denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur.

Mësohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit si dhe frikë se mos nusja e tyre mund të largohej jashtë vendit. Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës.

Continue Reading

Aktualitet

Mes lotësh pas ribashkimit me të birin/ E ëma e 3-vjeçarit zbulon nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takojnë sërish

E ëma e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen” atë me qëllim për ta mbajtur vetë. “Shumë faleminderit policisë dhe mediave”, tha gruaja.

E pyetur nga gazetarët nëse do t’i lejonte gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, Ile Gjuni nuk pati ndonjë përgjigje konkrete. “E di prokuroria, e di gjykata!”, tha ajo.

Continue Reading

Aktualitet

Momenti emocionues kur 3-vjeçari ribashkohet me nënën e tij në Durrës

Ky është momenti kur 3-vjeçari nga Durrësi, është ribashkuar me nënën e tij, ndërsa ai mbahej prej ditësh nga gjyshërit.

“Amari i vogël 3-vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.

Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Continue Reading

Aktualitet

E diela plot surpriza, ja çfarë ka parashikuar moti për Shqipërinë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas do të ketë shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e Djelë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Të dielën temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke shkuar deri në 0 gradë Celcius në Dibër e 1 gradë Celcius në Korçë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më shumë se 19 gradë Celcius.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING