Connect with us

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia merr masat, bllokon rrugët

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në  tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

Aktualitet

Pranë vendngjarjes edhe të mitur/ Detaje të reja nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, dëshmia e nënës…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave të vrarë ditën e djeshme në Fier.

Mësohet se dëshmia e nënës së autorit është marrë me rezerva nga grupi hetimor.

Po vijon puna për të mbledhur dëshmitë e personave që kanë qenë afër ngjarjes si dhe rindërtimit të dinamikës se si ka ndodhur krimi, grupi hetimor po e sheh  e rezerva edhe pistën e konfliktit të çastit.

Ndërkohë që po vijon puna për kapjen e autorit, mësohet se dyshohet se autori nuk ka dalë nga Fieri, zonë ku edhe po vijojnë kërkimet.

Continue Reading

Aktualitet

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuza në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të martën aktakuza në mungesë kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Ç, P.B dhe M.I, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në periudhën 1998-99.

Prokuroria ka thënë përmes një komunikate se dyshon që i pandehuri L.Ç e ka kryer veprën penale sa ka qenë drejtor i burgut të qarkut në Prishtinë dhe paralelen në Lipjan, ndërsa dy të tjerët, P.B dhe M.I kanë qenë atë kohë gardianë të burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan. Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte pati nisur në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Mbajtja e gjykimeve në mungesë parashihet kur i akuzuari heq dorë vetë nga drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore. Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë më herët gjatë vitit se gjykimet në mungesë shënojnë një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës “duke paraqitur një sfidë të re për sistemin gjyqësor në Kosovë”.

 

 

Në luftën e viteve 1998-1999 mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë. Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./Rel/

Continue Reading

Aktualitet

U arrestua gjatë “Metamorfozës”, biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe i vënë nën hetim për bashkëpunim me grupet kriminale, kërkon lirimin nga burgu.

Mbrojtja e Gjokës kërkon revokimin e masës “arrest me burg” dhe lirim e menjëhershëm, me arsyetimin se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për përfshirjen e në ndonjë vepër penale ose zëvendësimi i kësaj mase sigurimi me një masë tjetër më të butë, duke përfshirë garancitë pasurore të parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar, vendosi sekuestro ndaj 39 hektarëve tokë, që gjendet në Pulaj të Velipojës, pronësia e të cilave dyshohet se u tjetërsua përmes falsifikimeve nga Pëllumb Gjoka, arrestuar prej korrikut të 2023-shit, së bashku me 14 të tjerë midis tyre një prokuror dhe dy zyrtarë policie.

Tokat që janë pasuri e llojit pyje, rezultojnë të regjistruara në emër të shoqërie tregtare dhe në emër të një të afërmi të Pëllumb Gjokës, deklaron SPAK.

Akuza shton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë u fituan me falsifikim nën bashkëpunimin e Gjokës me shtetas të tjerë që vijojnë të jenë në hetim.

Në janar 2023 Lule Zefi, trashëgimtare e Drane Hotajt e kallëzuan në SPAK paligjshmërinë dhe kërkuan hetime për biznesmenin dhe për persona të tjerë. Por hetimet për akuza më të rënda duke nisur nga vrasja, heqje e paligjshme e lirisë, korrupsion dhe grup kriminal u regjistruan në muajt në vazhdim, mbasi Europol përcolli në SPAK informacione inkriminuese mbi përdorues të SKY, që dyshohen se kryenin biseda inkriminuese deri dhe porosi për vrasje.

Si përdorues të këtij aplikacioni, SPAK identifikoi Behar Bajrin, Ervis Martinin, Pëllumb Gjokën, Denis Bajrin, Edmon Prekën, Nuredin Dumanin, Astmer Bilalin por edhe përfaqësues të drejtësisë si prokurorin, Xhevahir Lita dhe zyrtarët e policisë, Oltian Bistri dhe Ardit Hasanbegaj.

Nga këto komunikime u zbardhën jo vetëm vrasje që kishin mbetur pa autorë, por gjithashtu u konfirmua se si drejtësia paguhej për të mbyllur çështjet.

Continue Reading

Aktualitet

Raportohet për disa qen të ngordhur në Vlorë, dyshohet se janë hedhur produkte të helmuara në qytet

Ditën e sotme është raportuar se janë hëlmuar disa qen në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje është regjistruar pak ditë pasi një turiste u kafshua nga endacakët. Incidenti me turisten ndodhi mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë.

Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore për të hemuar dhe vrarë qentë. Gjithashtu është raportuar se në zona të ndryshme të qytetit janë gjetur të ngrodhura disa kafshë të cilat janë helmuar. Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë ngordhur edhe kafshë shtëpiake të cilat mund të kenë rënë në kontakt me produktet helmuese teksa janë nxjerrë për shëtitje nga pronarët e tyre.

Si zgjidhje imediate, por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqatë dhe ka miratuar fondin me vlere 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.

Continue Reading

Aktualitet

Duke pirë “Xanax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që vdiqën në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në banesën e tyre në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Viktimat janë 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, të cilat u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës dhe jetonin në një banesë me qira në Tiranë. Ato ishin pjesë e një grupi eskortash, të cilat ofronin shërbim seksual kundrejt pagesës.

Dy ukrainaset humbën jetën për shkak se kishin konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Por burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Yeva Vorona dhe vajzat ukrainase një natë para se të humbnin jetën kanë qenë në spital pasi kanë konsumuar medikamentin Xanax (lloj droge) në doza të larta. Ky lloj medikamenti, në formë kokrre ka efekt relaksues, përgjumje dhe përhumbje, njëjtë si efektet e drogës.

Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t’u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më. Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura.

Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.

Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qeshur e kënduar. Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Dyshimet janë se si shoqja i ka mbijetuar një medikamenti të tillë të marrë në doza të larta, ndërsa dy ukrainaset kanë ndërruar jetë. Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t’i shoqëruar ato.

Edhe në postimet e tjera në rrjetet sociale, vajzat që dyshohet se punonin si eskorta në Mal të Zi, Tiranë e Itali, shfaqen duke konsumuar Xanax në sasi të larta.

*Vajza që bën videot është shoqja që ka mbijetuar

Continue Reading
Advertisement

TRENDING