Connect with us

Politike

‘Protestë e PL’, Meta: Do të njoftohet në…

Brenda 24 orëve do të bëhet e ditur protesta e parë e Partisë së Lirisë. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur me mediat.

‘PL ka një axhendë të saj për të nisur një protestë anti-korrupsion. Protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë protesta aty ku ndodh krimi dhe ku vidhet qytetari me taksat e tij. Kemi një axhendë të qartë përveç mbështetjes që i japim qytetarëve”,- deklaroi Meta.

Më herët, Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë bërë të ditur se protestat që do të organizohen do të jenë të përbashkëta.

Advertisement

TRENDING