Connect with us

Lifestyle

Pse duhet të qeshim me veten, sipas…

Ne e ndiejmë çdo ditë të jetës sonë fuqinë bezdisëse të fatit. Na prishet ombrella pak minuta para fillimit të shiut, dera e ashensorit na mbyllet në fytyrë, ngecim në trafik kur duhet të jemi shpejt dikur, na anulohet fluturimi me avion. Është në natyrën tonë të ndihemi të mërzitur dhe të vuajmë kur përballemi me gjëra të tilla.Megjithatë për filozofët stoikë, konsumimi i energjive tuaja përmes reagimeve negative, nuk ju ndihmon aspak që të ndreqni problemet tuaja apo të gjeni paqen me veten. Sigurisht, shumë nga gjërat që ndodhin në jetë është jashtë kontrollit tonë.Por ne mund ta kontrollojmë mënyrën se si reagojmë ndaj problemeve dhe tragjedive, që na hedh fati në rrugëtimin tonë. Seneka, një filozof stoik dhe burrështetas romak i shekullit I, thoshte se një nga mënyrat më të mira për të reaguar ndaj problemeve është e qeshura ndaj tyre:”Ne duhet t’i marrim gjërat më lehtë, sepse është më njerëzore të qeshësh me jetën sesa të vajtosh për të… E qeshura i krijon asaj një perspektivë të drejtë shprese, ndërsa vajtimi për gjërat që nuk mund të shpresosh se do të korrigjohen është diçka pa vlerë”.Për të ilustruar mendimin e tij, imagjinojeni veten duke kaluar një ditë të tmerrshme në punë. Ju përpiqeni të jepni më të mirën, por asgjë nuk duket se shkon në favorin tuaj. Ndiheni më të lodhur dhe të frustruar çdo orë që kalon, dhe mezi prisni që të përfundojë dita e punës. Më pas, ndërsa jeni duke u kthyer në shtëpi i zemëruar, një zog fluturon rastësisht aty pranë dhe ju lëshon një glasë mbi kokë.Në fillim ngrini. Është diçka aq e papritur saqë në fillim tronditesh. Por pastaj, ju nisni të qeshni me mosbesim. Dhe nuk mund të mos shpërtheni në një të qeshur të lirshme qëshpreh dorëzim përballë asaj që ndodhi:“E qeshura shpreh ndjenjat tona më të buta, dhe tregon se asgjë nuk është e madhe, serioze apo edhe e mjerë në të gjitha kurthet e ekzistencës sonë”.E qeshura – me veten apo situatën ku gjendeni – tregon një mirëkuptim të papritur të brendshëm. Më në fund ju e kuptoni, në çdo qelizë të trupit tuaj, se asgjë nuk mund ta kishte penguar që të ndodhte ajo që ndodhi. E megjithatë, ju jeni ende mirë. Dhe e qeshura juaj që ju del nga shpirti, ju çliron nga një tension që po krijohej ngadalë gjatë gjithë ditës:konflikti juaj me fatin dhe pranimi i tij.Siç shprehet psikiatri austriak dhe i mbijetuari i holokaustit Viktor Frankel në librin “Kërkimi i njeriut mbi kuptimin e jetës”:”T’i shohësh gjërat në kuadrin e humorit, është një lloj manipulimi që mësohet duke e zotëruar artin e të jetuarit”.“Ajo që dëshironi është aq shumë është e madhe, supreme dhe gati hyjnore, ndaj nuk duhet braktisur”- e nis Seneka esenë me titull “Mbi qetësinë e mendjes”. Ai vë në dukje se gjetja e paqes së brendshme është një synim i natyrshëm i njeriut, dhe që përfshin historitë, kulturat dhe klasat shoqërore.Seneka thoshte se shumë pak njerëz janë në rrugën e duhur drejt paqes dhe lumturisë sëqëndrueshme. Ndërkohë shumica e njerëzve janë të zënë duke ndjekur kënaqësitë boshe, duke u shqetësuar nga dëshirat e trazuara apo për pasuritë e tyre. Pse?Një arsye është dështimi për të përqafuar një parim qendror të shkollës stoike të filozofisë: ndërgjegjësimi se pjesa më e madhe e jetës udhëhiqet nga fati dhe probabilitetet. Stoikët besonin që ne duhet të mësojmë ta pranojmë dhe përqafojmë këtë fakt, në vend se të përpiqemi ta luftojmë atë që nuk mund të ndryshohet.Të gjithë, pavarësisht nga pasuria, reputacioni apo aftësitë e tyre, janë në mëshirën e fatit. Dhe kjo pasiguri për jetën dhe vdekjen, fatin e mirë dhe fatkeqësinë, janë në qendër të asaj se si është që të jesh njeri. E megjithatë, shumica e njerëzve vuajnë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojnë.Ata janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi nuk mund ta pranojnë fuqinë e rastësisë, diçka mbi të cilën duket qartazi që nuk kanë asnjë kontroll. Dhe të luftosh kundër të pandryshueshmes – si e kaluara, një sëmundje e keqe apo vendimet e njerëzve të tjerë – nuk është vetëm e kotë, por edhe rraskapitëse.Ky argument vjen nga thellësia e përvojës personale të Senekës. Si një avokat i ri që po përgatitej për jetën publike në Romë, plani i tij i jetës u prish për një dekadë nga një sëmundje. Më vonë, pasi kishte grumbulluar pasuri dhe ndikim në perandori, ra viktimë elojërave të pushtetit:U internua dy herë nga studenti i tij, perandorit famëkeq romak Neron, që e persekutoi dhe në fund e urdhëroi të vriste veten.Pavarësisht nga fatkeqësia e tij, Seneka dukej se kishte gjetur shumë hapësirë ​​për të manovruar në kuadrin mbizotërues të fatit. Ai ishte një filozof i mprehtë, i kënaqur me jetën, por edhe një personazh publik shumë aktiv në politikë. Ai e përqafoi pasigurinë e jetës së tij,dhe e gjeti qetësinë brenda vetes së tej.Që të jemi të lumtur, thoshte ai, ne duhet të përqendrohemi vetëm tek ajo që është në fuqinë tonë:si e perceptojmë botën dhe si zgjedhim të veprojmë. Pra përballë fatkeqësisë, duhet të mësojmë se si të qeshim.Ajo çka Seneka përshkruan në librin “Mbi qetësinë e mendjes” është një dashuri e pandarë mbi jetën e dikujt, si në fat ashtu edhe në fatkeqësi, në atë masë sa që as diçka tragjike nuk mund ta kërcënojë atë. Ky është interpretimi më stoik i “Amor fati”, ose të duash fatin tënd,një term që i atribuohet filozofit gjerman të shekullit XIX-të, Fridrih Niçe, që shkroi gjerësisht mbi vlerën e të qeshurit.Megjithëse ai nuk e pëlqente Senekën dhe shumicën e stoikëve të tjerë për shkak tëpikëpamjes së tyre të zymtë dhe dorëheqëse ndaj jetës, që të dy duket se pajtohen mbi fuqinë e të qeshurit për të përballuar vështirësitë e jetës. Në kryeveprën e tij, Kështu foli Zarathustra, Niçe aludon mbi fuqinë e madhe të Djallit në shkaktimin e vështirësive në jetën e njerëzve.Dhe përmes të qeshurës, dhe jo urrejtjes, mund të zhduket graviteti i Djallit në jetën tonë:“Njeriu nuk vret nga inati, por nga e qeshura. Pra le të vrasim frymën e gravitetit të tij!”. E njëjta gjë vlen edhe për lirinë e zgjedhjes në jetën e dikujt. Niçe diskuton mbi synimin madhështor të të jetuarit me gjithë zemër dhe me guxim.Sipas tij, njerëzit duhet të përpiqen ta kanalizojnë fuqinë e tyre të natyrshme për të ndërmarrë rreziqe dhe përpjekje, sepse të dështosh është më mirë sesa të mos provosh. Dhe dështimet nuk duhet t’i pengojnë njerëzit të përpiqen sërish, dhe me të njëjtin gëzim për ta jetuar.Niçe shkruan:“O ju njerëz më të lartë, a nuk keni dështuar që të gjithë? Bëhuni të gëzuar, pavarësisht çfarë ndodh! Mësoni të qeshni me veten tuaj siç duhet të qeshni!”. Niçe e kuptoi, ashtu si Seneka më herët, se nëse jeni të mbingarkuar nga ajo që nuk mund të ndryshoni, atëherë nuk do të arrini të veproni mbi gjërat që mund të ndryshoni, si për shembull të bëni jetën që dëshironi.Fati ka një kontroll të ngushtë mbi të gjithë, dhe jeta nuk është gjithmonë e drejtë apo e lehtë, por ta jetosh atë mund të jetë ende e mrekullueshme. Në vend se të ndiheni të mposhtur nga fatkeqësitë, mund t’i mirëprisni ato me besim, të buzëqeshni dhe të vazhdoni të përpiqeni për më mirë pas saj. Fati dhe dështimi lëndojnë vetëm ata që nuk mund të pajtohen me to.

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading

Lifestyle

Si të kurseni para? Mos u vononi më shumë

Kursimi i parave është një nga proceset më të vështira që mund të hasin njerëzit. Disa e hedhin fajin tek pagat e ulëta, disa të tjerë tek kostot e shtrenjta të jetesës, ka nga ata që thjesht e kalojnë me shprehjen që “nuk bëj dot pa udhëtime të shpeshta”, etj.
Por ka disa teknika që ne do jua tregojmë tani se si të filloni të kurseni disa para dhe të fitoni aftësi për menaxhimin e tyre.

Filloni sa më herët

Në fakt këtë e kemi më shumë për prindërit. Është mirë të hapni një llogari kursimi për të vegjlit tuaj dhe të depozitoni aty çdo monedhë që njerëzit i kanë dhënë fëmijës tënd. Asnjëherë nuk është shumë herët për të kursyer. Sa më shpejt të filloni të kurseni aq më shumë stabilitet financiar do të keni në jetë.

Pyesni veten “pse po e bëni?”

Nëse keni nevojë të kurseni, pyesni veten se cili është qëllimi që po e bëni këtë hap. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më të vendosur në lidhje me kursimin e parave.
Kurseni me rregullin 50 /30/ 20
Një supermetodë për kursim është rregulli 50-30-20. Pra përdorni 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet fikse, si qira, fatura, sende,, ushqime, abonime mujore etj. Më pas ndani 30% për shtesa si parukierja, kinema, darka etj. Dhe 20% kalojini në llogarinë ose arkën e kursimit.

Organizohuni dhe mbani shënime

Çdo shpenzim përgjatë muajit është mirë t’i organizoni në një tabelë exelle, ose t’i mbani shënim në një bllok të posaçëm. Qëllimi është të monitoroni gjithmonë lëvizjen tuaj financiare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING