Connect with us

Bota

Pse shpërtheu hapur lufta mes Moskës dhe mercenarëve të Wagner?

Lufta për pushtet mes trupës Wagner dhe ushtrisë së rregullt ruse është shkallëzuar. Në Rostov kanë marshuar trupat Wagner, ndërsa në Moskë shpallet gjendja e alarmit nga terrori.

Konflikti ziente prej kohësh por tani ka shpërthyer hapur. Nga Rusia njoftohet për një kryengritje të mundshme të kreut të trupës militariste, Wagner, Jevgeni Prigoshin kundër ushtrisë së rregullt ruse. Kreu i trupës, Prigoshin, sipas të dhënave të veta, me ushtarët që kanë qenë në Ukrainë kaloi kufirin për në Rusi. Ata kanë mbërritur në Rostov mbi Don, deklaroi Prigoshin në një video të publikuar në Telegram. “Godinat ushtarake në Rostov, mes tyre edhe një aeroport ushtarak janë nën kontroll”, tha Prigoshin në video. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

Sipas tij, ai do të negociojë me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shoigun dhe ka siguruar, se ky aksion nuk është puç ushtarak. Ai ka akuzuar Moskën për sulm kundër trupave të tij. Më tej Prigoshin ka thënë, se hyrja në Rostov nuk pengon “operacionin special ushtarak” të Rusisë. Nga aeroporti ushtarak avionët vazhdojnë të ngirhen sipas planit, ka thënë Prigoshin. “Avionët (…) ngrihen sipas orarit.”

Por më tej Prigoshin ka thënë, se ai dhe ushtarët e tij janë gati “deri në fund” të veprojnë kundër ushtrisë ruse e të shkojnë deri në Moskë, nëse Shoigu dhe kreu i shtabit Valeri vijnë tek ai. Do të shkatërojmë këdo që na del përpara. Në një njoftim të tjetër, thuhej se është qëlluar një helikopter rus, që kishte hapur zjarr kundër një konvoi civil.

FSB kërkon nga ushtarët Wagner arrestimin e Prigoshin

Më parë kreu i ushtrisë private ishte shprehur hapur kundër lidershipit ushtarak rus dhe kishte kundërshtuar argumentimin e njohur të Rusisë për luftën në Ukrainë, se Rusisë i vjen një rrezik prej Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes në Moskë u bën thirrje ushtarëve Wagner të mos ndjekin urdhrat e Prigoshin, dhe se janë “mashtruar e futur në një aventurë kriminele”, siguria e tyre do jetv e garantuar, premton Ministria e Mbrojtjes.

Shërbimi sekret rus,FSB kishte apeluar më parë ndaj ushtarëve të trupës Wagner të arrestojnë shefin e tyre. “Ne i bëjmë thirrje luftëtarëve të ushtrisë private, (…) të ndalin të gjiha veprimet ushtarake kundër popullit rus, të mos ndjekin urdhrat kriminele dhe tradhtare të Prigoshin dhe të marrin masa për arrestimin e tij”, thuhej në një deklaratë të FSB. Deklaratat e Prigoshin janë “një thirrje për konflikt të armatosur civil brenda territorit rus.”

Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket. Në kryeqytetin rus janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim të shtuar, ka bërë të ditur agjencia shtetërore TASS. Në Moskë Komiteti për Luftimin e Terrorizmit kanë shpallur gjendjen e alarmit në rast terrori në Moskë dhe rajonet.

Bota

Ukraina paralajmëron/ Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet ndaj nesh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.

Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.

Zelensky e ka pranuar se ekzistojnë probleme me stafin ushtarak dhe moralin e tyre, duke shtuar se një pjesë e brigadave ekzistuese janë të thata.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë.

 

 

“Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelensky teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës.

“Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë”.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, në të cilën përfshihen edhe pajisjet ushtarake.

Forcat ruse kanë nisur javë më parë ofensivën verore dhe kanë marrë kontrollin e disa fshatrave në frontin verilindor të Ukrainës, afër Harkivit – qytetit të dytë më të madh në shtet.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë të shtunën se gati 10.000 njerëz janë urdhëruar të largohen brenda një jave.

“Situata po kontrollohet prej mbrojtësve të Ukrainës”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se vendi i tij do të shpenzojë 2.3 miliardë dollarë për të forcuar kufirin lindor kundër “armiqve potencialë”.

Polonia është në kufi me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Continue Reading

Bota

Krim në familje/ Burri vret vjehrrën, plagos gruan dhe më pas i jep fund jetës

Një krim i rëndë ka ndodhur Radniçka në Bjellovar të Kroacisë. Pas njoftimit policia ka gjetur në një banesë dy persona të vdekur dhe një tjetër të palgosur rëndë, e cila ëhstë dërguar me urgjencë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar. Një burrë ka vrarë vjehrrën e tij, ka qëlluar më pas gruan të cilën ka kujtuar se ka vdekur, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit.

Continue Reading

Bota

Implanti i parë dështoi, Elon Musk në kërkim të një vullnetari të dytë për instalimin e çipit të Neuralink në tru

Elon Musk ka bërë me dije se laboratori i tij i çipit të trurit ‘Neuralink’ është në kërkim të një pjesëmarrrësi të dytë njerëzor. Manjati i teknologjisë postoi në mediat sociale për të ndarë lajmin vetëm disa ditë pasi kompania e tij zbuloi se pacienti i parë ndonjëherë përjetoi një problem pas operacionit.

“Neuralink po pranon aplikime për pjesëmarrësin e dytë,” postoi Musk në X të premten. “Ky është implanti ynë kibernetik i trurit Telepathy që ju lejon të kontrolloni telefonin dhe kompjuterin tuaj vetëm duke menduar.”

Kompania neuroteknologjike e Musk në janar instaloi një implant truri tek Noland Arbaugh, subjekti i parë i testimit njerëzor, të cilin kreu miliarder i Tesla dhe X e shpalli si një sukses.

Teknologjia e Neuralink funksionon përmes një pajisjeje rreth madhësisë së pesë monedhave të grumbulluara, e cila vendoset brenda trurit të njeriut përmes operacionit invaziv, nga të cilat fijet janë një komponent kyç për mbledhjen e sinjaleve.

Një postim i kompanisë tha se temat që lidhnin implantin me trurin e Arbaugh kohët e fundit “u tërhoqën… duke rezultuar në një rënie të numrit të elektrodave efektive” dhe aftësisë së pacientit për të përdorur kursorin.

Ndërsa nuk ofroi asnjë shpjegim, kompania tha se bëri modifikime për ta bërë implantin më të ndjeshëm ndaj sinjaleve nervore. Ambicia është të shtohen aftësitë njerëzore, të trajtohen çrregullimet neurologjike si ALS ose Parkinson, dhe ndoshta një ditë të arrihet një marrëdhënie simbiotike midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

Continue Reading

Bota

U qëllua 5 herë me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ende në gjendje të rëndë

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndërlikime, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, thanë zyrtarët të shtunën, pas atentatit të së mërkurës.

Kryeministri 59-vjeçar, u qëllua të mërkurën pesë herë me armë zjarri. Sulmi tronditi Evropën dhe ngriti shqetësime për gjendjen e polarizuar politike në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore, me 5.4 milionë banorë.

Ndërkohë sot Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuar, i cili u ndalua në vendngjarje, kishte vepruar i vetëm duke shtuar se Juraj C. kishte marrë pjesë më parë në protesta anti-qeveritare.

 

 

Mediat lokale njoftuan se autori i dyshuar për sulmin, 71 vjeç, ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre librave me poezi.

Gjykata vendosi që ai të mbetet në paraburgim në pritje të përfundimit të hetimeve për shkak të rrezikut që paraqet për t’u arratisur apo përfshirjes siç thane ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Vendimi I gjykatës është objekt ankimimi.

Prej rikthimit të tij për herë të katërt si kryeministër tetorin e kaluar, zoti Fico ka ndryshuar shpejt politikën në atë që kritikët e opozitës e quajnë, një rrëmbim të pushtetit. Qeveria e tij ka reduaktuar mbështetjen për Ukrainën dhe po bën ndryshime tek transmetuesi publik, gjë që kanë ngritur shqetësime në raport me lirinë e medias./ VOA

 

 

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë/ 125 ushtarë të vrarë në Donbass në 24 orë

UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Në afërsi të Makarovkës u shkatërruan 125 personel ushtarak të armikut, automjete luftarake të këmbësorisë, një raketë, pesë dronë me krahë fikse dhe dy depo municionesh.”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sulmi në Kharkiv mund të jetë vala e parë e nisjes së një ofensive më të madhe nga Rusia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING