Connect with us

Sport

PSG buzë greminës

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur nga Franca në këto orë. Paris Saint-Germain i fuqishëm ka regjistruar humbje rekord dhe rrezikon të falimentojë tani.

“Është një nga rezultatet më të këqija neto në historinë e futbollit, që lihet mbrapa vetëm nga ai i Barcelona-s të sezonit 2020-2021, që ka regjistruar një humbje prej 481 milionë eurosh”.

Këto kanë qenë zbulimet tronditëse që janë bërë nga Antonio Di Cianni, drejtor i ekonomisë dhe i strategjisë së futbollit të departamentit të Football Benchmark.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e fundit, PSG ka humbur 369 milionë euro neto në sezonin 2021/2022. Rrogat marramendëse të lojtarëve janë bërë të përballueshme dhe deficiti është i madh. Kjo është situata financiare e klubit të presidentit Al-Khelaifi.

Për sa i takon fushës, gjërat shkojnë shumë për kampionët në fuqi të Francës. Messi me shokë, në fakt, kryesojnë kampionatin francez me një avantazh prej gjashtë pikësh.

Gjithashtu, parisienët janë kualifikuar edhe në 1/8-at e Champions League, ku do të përballen me Bayern Munich, me ndeshjen e parë që do të luhet në Paris më 14 shkurt.

Sport

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Dortmund fitoi 1-0 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Francezët vijojnë mos fitojnë në ‘Iduna Park’, me Dortmund që e ka kthyer shtëpinë në një ‘fortesë’.

Ndeshja nisi mirë për Dortmund, me tifozët që ishin fantastikë dhe dhuruan shfaqje me koreografitë e tyre. Pas 15 minutave që vendasit ishin më kërkues, PSG tentoi të kontrollonte lojën dhe e bëri disi, por pa rrezikshmëri.

Duhej minuta e 36-të që ndeshja të zhbllokohej. Një pasim fantastik i Schlotterbeck u kontrollua mirë nga Fullkrug, që me të majtën nga brenda zonës përshëndeti rrjetën e 16 sezonale, pa i dhënë mundësi reagimi Donnarummas. PSG e mbylli pjesën e parë pa goditur portën vendase.

Fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e Luis Enrique që rrezikuan me Mbappe, Vitinha dhe Dembele, por shënjestra nuk ishte e duhura. Megjithë përpjekjet, skuadrat nuk prodhuan gol të dytë.

Kështu, skuadra që merr biletën e parë për në finalen e Londrës do mësohet të martën që vjen në “Parkun e Princave” në Paris, aty ky PSG dhe Dortmund do zhvillojnë aktin e dytë, me gjermanët më të avantazhuar.

Borussia Dortmund-PSG 1-0, cronaca, tabellino e voti: Fullkrug match winner, primo round ai tedeschi | Goal.com Italia

Fullkrug fa sognare il Borussia Dortmund: 1-0 al PSG, Mbappé si ferma al palo|Primapagina | Calciomercato.com

Champions: 1-0 al Psg, la semifinale d'andata è del Dortmund - Quotidiano Sportivo

Continue Reading

Sport

Dortmund dhe PSG “përplasen” në gjysmëfinalen e Champions, titullarët

Dortmund-PSG premton spektakël në orën 21.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që do të mbahet në Gjermani.Verdhezinjtë e nisin me Kobel në portë, përpara tij janë të vendosur Ryerson, Hummels, Schlotterbeck dhe Maatsen. Mesfusha përbëhet nga Sabitzer dhe Can. Në majë të sulmit është Fullkrug, i cili do ketë ndihmën e Sancho dhe Adeyemi nga krahët, ndërsa Brandt qëndron pas shpinës.

Në krahun tjetër, francezët i besojnë portën Donnarummas, përpara tij janë Hakimi, Mendes, Marquinhos dhe Hernandez. Mesfusha me Emery, Vitinha dhe Ruiz është mjaft e pasur. Sulmi duket i frikshëm, me Mbappe në majën e ofensivës, ndërsa nga krahët janë Dembele dhe Barcola.

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Vitinha, Zaire-Emery; Dembélé, Mbappé, Barcola.

Continue Reading

Sport

Spektakel me gola dhe penallti, Bayerni dhe Reali ndahen në “paqe”

Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani.

Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Djemtë e Thomas Tuchel provuan gjashtë herë të shënonin, por pa ia dalë. Kur nuk shënon do e pësosh dhe kjo ndodhi në këtë duel.

Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për katër minuta. Në të 53’ Leroy Sane mori topin, dribloi mbrojtësit dhe nga brenda zonës me një të majtë të fortë mposhti Lunin për barazimin 1-1.

Vetëm katër minuta pas episodit, Musiala u fut në zonë duke u penguar nga Vazquez dhe penallti për vendasit. Harry Kane nuk gaboi dhe kaloi Bayern Munich në epërsi, për golin e nëntë sezonal në Ligën e Kampioneve.

Në minutën e 83 sërish Vinicius u tregua i saktë dhe barazoi ndeshjen me penallti, për t’i lënë llogaritë të hapura.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale luhet më 8 maj dhe do jetë dueli në ‘Bernabeu’ që do vendosë se cili mes dy ekipeve do marrë një biletë për në finalen e Uembley.
Continue Reading

Sport

“Beteja” e parë gjysmëfinale e Champions, titullarët e Bayern-Real

Bayern Munchen dhe Real Madrid do të përballen në Allianz Arena (Munich), në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me Tuchel dhe Ancelottin që kanë vendosur për titullarët.

Gjermanët nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, Sarr, Marusic, Coman, Buchmann dhe Boye për shkak dëmtimi. Në krahun tjetër, Los Blancos vuajnë mungesën e Alaba për shkak dëmtimi, ndërsa Carvajal nuk do jetë për shkak kartonësh. Gjyqtari i takimit të sotëm është francezi Turpin.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munchen (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane. Trajner: Thomas Tuchel

 

 

Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr. Trajner: Carlo Ancelotti

Continue Reading

Sport

Derbi Tirana- Partizani/ Rrugët që do të bllokohen të dielën në kryeqytet

Policia ka marrë masa për garantimin e rendit publik dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 28.04.2024, në orën 19:00

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokomi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

▪️Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

•Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;

•Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

▪️Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING