Connect with us

Pinknews

Pyetjet anonime nervozojnë banorët/ Romeo: Juli u tregua lojtar i dobët

Loja me pyetjet anonime, që banorët nuk do të guxonin t’i bënin hapur, shkaktoi debatoi një ditë më parë një shtëpi.

“Ilnisa, a do të bëje seks për të shkuar në finale”, “Romeo, pse po luan më dobët se Donaldi”, “Bardhi, e kupton sa trap po del”, ishin disa nga pyetjet që revoltuan konkurrentët. Përplasja më e ashpër ishte mes Julit dhe Romeos, ndërsa ky i fundit kërkoi që pyetjet të hapen.

Gjatë diskutimin në spektaklin e kësaj mbrëmjeje, Juli u shpreh se nuk kishte nevojë të zbulonte pyetjet e të tjerëve, pasi mori përgjigjet që deshi për pyetjet që bëri vetë. Nga ana tjetër, Romeo e quajti aktorin lojtar të dobët. Në diskutim, ndërhyri edhe Erjola, Egla dhe Rike.

Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.

Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.

Egla: Ishte shumë e rëndësishme të ngrije atë dorën, sepse iu bë një pyetje shumë ofenduese Erjolës: Kush të merr ty për shtëpi.

Romeo: Ky nuk e le dot lojën për një moment

Juli: Pse nuk e le

Romeo: Je lojtar i dobët

Erjola: Mua nuk më vjen keq për pyetjen, më vjen keq që citohet edhe këtu, zgjatet dhe përdoret për lojë. Jam e aftë të mbroj veten time dhe të ngre zërin për veten time

Rike: Shyqyr që dolën këto anonimatet që Juli dhe Romeo të zihen me njëri-tjetrin, se deri më tani, nuk kishin ky të kapeshin

Pinknews

‘Të hipi vetja në qef’/ Graciano shpërthen keq ndaj Erjolës: Mashtruese…

Moderatorja Erjola Doçi dhe Graciano Tagani vijojnë ende të debatojnë me njëri-tjetrin për shkak të deklaratave të balerinit se Romeo Veshaj i ka shkruar mesazhe banores jashtë “BBV”.

 

“Unë jam bërë zi për turpin tënd” – tha Graciano duke treguar se e ka ruajtur Erjoën deri më tani, megjithëse kjo e fundit e mohoi këtë gjë.

“Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët”– u shpreh moderatorja e acaruar, ndërsa balerini tha se Romeos i bëjnë sytë xixa kur e shikon konkurrenten, duke treguar se nëse Erjola do i kishte dhënë një mundësi atij, dyshja do të kishin pasur më shumë kimi sesa lidhja e aktorit me Heidi Baçin.

“Ke mashtruar për mesazhe”- iu drejtua balerini Erjolës, teksa vazhdoi: “U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema”.

Nga ana tjetër Erjola insistoi duke thënë që mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë dhe aktori nuk i ka shkruar kur kanë qenë jashtë.

Debati:

Graciano: Unë jam bërë zi për turpin tënd

Erjola: Çfarë kam bërë për turp unë more? Turp ke bërë ti që hap akuza të tilla

Graciano: Unë që të rujata ty deri në momentin e fundit

Erjola: Çfarë ke pasur mem ruajt more? Unë si kam hyrë kujt në hak

Graciano: Për mashtrimin

Erjola: Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët

Graciano: Po atij djalit i bëjnë sytë xixa dhe ndoshta po ti kishe dhënë një mundësi ti do kishit më shumë kimi bashkë sesa me Heidin

Erjola: Mos e përsërit veten. Mos më thuaj e poshtër se unë s’të kam ofenduar. I vetmi ofendim që të kam thënë është i zi

Graciano: Ke mashtruar për mesazhe

Erjola: Më ke hyrë në hak more Graciano

Graciano: Viktimizohu

Erjola: I kam pasur luhatjet edhe më parë. I kam thyer Bleri Manes telefonin jashtë

Graciano: Ti kishe peshë në këtë shtëpi. U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema

Erjola: Çfarë skemash more? Vetëbesimin nuk ma ul kush as sot

Graciano: Mendove se ishe njëshi dhe ti pastaj më vjen dhe më mashtron

Erjola: E ka për kërcimin tonë, Ka qenë Roza këtu duke kërcyer dhe erdhi Heidi, i kam thënë do të më kapësh dorën vetëm se është Jul Deda përballë

Roza: Po

Graciano: Fare nuk më plas për mashtrimin

Continue Reading

Pinknews

E frikshme/ Kristi Aliaj pikturon Kiara Titon shtatzënë, pamjet shokojnë rrjetin

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP2”, Kristi Aliaj së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit tij në Instagram, ku iu ka përgiigjur disa pyetjeve pikante të fansave të tij.

A ke bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë?” ishte një ndër pyetjet që Kristi ka vendosur ti përgjigjet pa fjalë.

Krahas pyetjes, ai ka postuar një pikturë të një vajze, duke lënë të nënkuptohej se ajo është portreti i Kiara Titos.

Në foton e postuar, vajza në fjalë nuk ngjasonte fare me moderatoren, sepse ajo dukej mjaft e frikshme.

Marrëdhëniet e Kristit me çiftin Kiara-Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në “BBV” nuk kanë qenë të mirë, ku të shumta kanë qenë edhe debatet mes ish-banorit dhe këngëtarit shkodran.

Continue Reading

Pinknews

Modelja shqiptare shfaqet në formë të shkëlqyer, tregon të pasmet dhe belin e hollë

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli është bërë objekt i vëmendjes së madhe në rrjetet sociale pasi ka postuar dy foto tërheqëse në“Instastory”.

Ajo ka ekspozuar linjat e saj trupore të përkryera duke veshur një fustan të ngushtë me mëngë dhe pozuar me elegancë pranë murit.

Edhe pse e zënë me angazhime të shumta, Arbenita vazhdon të mbajë lart standardet e paraqitjes së saj, duke u shfaqur dhe duke kujdesur për detajet në çdo moment.

FOTOT: Modelja shqiptare shfaqet në formë të shkëlqyer,

Continue Reading

Pinknews

“Titan” elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj

Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.

Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë  i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Continue Reading

Pinknews

E papritur/ Dijonis Biba largohet nga “Ferma VIP”

Ditën e sotme Dijonis Biba ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

Ky vendim erdhi i papritur nga ish-fermeri i cili fillimisht mblodhi konkurrentët e tjerë dhe u komunikoi vendimin që kishte marrë.

Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.

 

Rikujtojmë që Dijonis Biba ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku shpeshherë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING