Connect with us

Politike

Rama më keq se Putini/ Akuzat ndaj Metës, propagandë e fëlliqur, nuk ka përfituar asnjë qindarkë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur lidhur me procesin hetimor të zhvilluar ndaj kreut të PL, Ilir Meta, duke i cilësuar akuzat ndaj tij si një sulm politik i orkestruar nga qeveria e Edi Ramës. Blushi theksoi se edhe në një shtet si Rusia, ku të drejtat e njeriut janë të diskutueshme, procedurat ligjore respektohen më shumë sesa në Shqipëri. Ai u ndal veçanërisht tek akuza për lobim në SHBA, duke theksuar se kjo është rrëzuar plotësisht dhe se ndaj Metës, nuk është gjetur asnjë provë penale apo pasuri e paligjshme.
TEDI BLUSHI: Edhe Putini u tregua më i kujdesshëm të respektonte procedurat e arrestimit dhe dihet se çfarë standardi lirie dhe të drejtës së njeriut ka sot Rusia. Por dua të theksoj që një nga akuzat për të cilat ai u rrëmbye vitin e kaluar ishte për lobimin, për pretendimin për gjoja 1 milion dollarë për të realizuar një foto me presidentin Trump, akuzë e cila është zhbërë edhe falë përgjigjes së dhënë nga autoritetet gjyqësore amerikane. Kjo akuzë publikë ndaj zotit Meta ndaj së cilës kishte mundësinë ta provonte në këto 6 vite hetimi, ka rënë dhe kjo tregon mosseriozitetin e një propagande të fëlliqur të Edi Ramës që ka sponsorizuar prej kohësh hedhjen e një balte padiskutim jo vetëm të pa merituar, por edhe të një balte që tregon se me çfarë niveli propagande ordinere kemi të bëjmë me këtë regjim kur vetë një nga strukturat që sot shërben si patericë e këtij regjimi, SPAK, i kishte të gjitha mundësitë, nuk ka lënë letër-porosi pa dërguar në çdo shtet, kontinent, ishull, bankë të botës dhe ajo çfarë vlen të theksohet është që zotit Meta, nuk i është gjetur asnjë pasuri e paligjshme, asnjë qindarkë dëm e shkaktuar prej tij financave publike, asnjë fakt penal, asnjë provë penale, asnjë vendim penal dhe është pikërisht kjo arsye pse ne sot themi që kemi të bëjmë me një proces politik, për sa kohë ne e sfidojmë dhe vazhdojmë ta sfidojmë publikisht SPAK dhe këdo patronazhit pranë Edi Ramës që të na publikojë një vendim, një akt të firmosur nga Ilir Meta, që ti ketë shkaktuar një dëm financave publike.

Advertisement