Politike
Rama thirrje protestuesve: Do isha i neveritur si ju edhe unë nëse…
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh dhe me një thirrje protestuesve kundër projektit të Zvërnecit dhe Sazanit.
Edi Rama:
“Mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them. Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur në mendje, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. E vërteta është se po hetojmë këto vite një nga zhvillimet e rrjeteve sociale, kur vende të tjera kanë rënë në kurth nga metoda të provuara dhe të demaskuara manipulimi.
Kush është i interesuar për të mbrojtur interesin publik, për mjedisin, të ardhmen e shpendëve në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit.
Ejani të shikoni që s’ka asnjë status për investitor strategjik.”