Connect with us

Politike

Rindërtimi, Kryeministri Rama në Ishëm, Durrës

Fshati Ishëm në Durrës, një zonë e prekur ndjeshëm nga tërmeti, përgatitet të mbyllë kantieret e rindërtimit për shumë shtëpi individuale, në prag të vitit të ri 2021. Banorët janë në pritje të lenë çadrat dhe të strehohen në shtëpitë e reja, punimet e të cilave po i ndjekin nga afër personalisht.
Në një nga zonat, me përqëndrim të madh të shtëpive që po rindërtohen, ishte sot pasdite, Kryeministri Edi Rama. “Ndodhemi në Ishëm, këtu në këtë vend janë tre banesa të dëmtuara. Kanë përfituar nga Progami i Rindërtimit nga banesat 1+1. Kemi dhe një familje tjetër pak më poshtë, që aktualisht jetojnë në çadër. Janë përfituese të bonusit. Këtu kemi një banesë tjetër përfituese nga programi 2 + 1. Janë katër persona në familje, ku, pasi të mbyllen punimet, do të jetojnë në këtë godinë. Vetëm në këtë njësi kemi patur 300 banesa të miratuara në Këshillin Bashkiak. Ka filluar ndërtimi për rreth 237 prej tyre me lotin e parë të fondit dhe punimet kanë filluar në zona të ndryshme. Këtu kemi një përqëndrim prej 4, 5 banesash që shtrihen në këtë fshat,” – shpjegoi kryetarja e  ashkisë së Durrësit Emiriana Sako.
Kryeministri Rama bisedoi me disa nga banorët, të cilëve u kërkoi të bënin durim, edhe për pak kohë, deri në marrjen në dorëzim të shtëpive të reja.  “Rëndësi ka që shtëpia do të jetë më e madhe, më e fortë, më e bukur. Rëndësi ka që jeni shëndoshë e mirë dhe shumë shpejt do të jeni në shtëpi. Ta bëjnë mirë shtëpinë dhe të mos nxitohen, por sipas llogarisë që bëj unë, për vit të ri do të jeni në shtëpi,” – tha Kryeministri.
Programi i Rindërtimit do të  risjellë më të mëdha e më të forta edhe 4 objekte arsimore, tre shkolla dhe një kopësht. “Në këtë njësi administrative kemi katër objekte të reja arsimore, tre shkolla dhe një kopësht. 2 shkolla do të përfundojnë në dhjetor,” – u shpreh Sako.
Objektet arsimore që do të ndërtohen me mbështetjen e PNUD-it. Ministri për Rindërtimitn Arben Ahmetaj kërkoi që nga Bashkia e Durrësit të mundësohet sa më parë pajisja me lejen e ndërtimit. “Sa i përket shkollave që do të ndërtohen nga PNUD-i ato janë gati, por kanë nevojë për leje nga Bashkia e Durrësit. Janë bërë të gjitha procedurat. Gati janë të gjitha dokumentacionet dhe janë vetëm në pritje të lejes së ndërtimit nga Bashkia e Durrësit, në fakt nga disa bashki. Këto leje duhen dhënë sa më shpejt në mënyrë që të fillojë hapja e themeleve,” – u shpreh Ministri Ahmetaj.​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Reagon drejtuesi i ‘Report’ në RAI3: Vetëm Kremlini dhe Rama na kanë sulmuar për investigimet tona

Drejtuesi i programit të njohur investigativ Report në RAI3, Sigfrido Ranucci bëri deklarata të forta në lidhje me reportazhin për Shqipërinë.  Ranucci konfirmoi telefonatën që ka bërë Edi Rama me drejtuesit e RAI-t. Ndërkohë që theksoi se vetëm Kremlini është ankuar si Edi Rama për programin e tyre.

“Mua më rezulton që ka pasur një telefonatë, por që tonet nuk kanë qenë të ndezura. Nuk e njoh përmbajtjen, di që ka thënë që do dërgoj një letër proteste me sqarime, nga ato që kam lexuar nga agjencitë e lajmeve. Neve ende nuk na ka ardhur gjë në redaksi. I kemi kërkuar intervistë, por për fat të keq nuk na është dhënë mundësia për të pasur këtë. Është ajo përgjigjja e shkruar nga Agaçi që kemi publikuar në faqen tonë, që ka konfirmuar lajmin që dhamë që ka qenë përfaqësuesi ligjor i disa klientëve të përfshirë në narkotrafik dhe konsulent në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emirgantët dhe konsulent për operacionin e atëhershëm të gjeneralit Lisi. Këtë e tha edhe vetë gjenerali Lisi në mikrofonin tonë. Është diçka që ne e morëm parasysh me shumë korrektesë. Agaçi nuk e pranoi intervistën që i kërkuam. Nëse është normale, nuk e di, duhej të më kishte marrë mua në telefon nëse po. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë në të kaluarën. Edhe Kremlini është ankuar për Report, Lavrovi dikur, ministri i Jashtëm. E ka quajtur armik të Kremlinit pas një reportazhi që kemi bërë për ta. Kemi pasur të njëjtin sulm, telefonata që janë bërë. Nëse gjithçka do mbetet në një diskutim në nivel cinik, ndërsa në qoftë se ajo telefonatë ka vlejtur si presion, është diçka tjetër. Dhe nuk është e drejtë sepse liria e shtypit është diçka që nuk ka çmim, të gjitha vendet duhet ta respektojnë,” tha ai.

Continue Reading

Politike

“Gënjen edhe kur fle gjumë”/ Meta i përgjigjet Bashës: Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit se ishte ish-Presidenti ai që inicioi djegien e mandateve në 2019-ën.

Nga Fieri Meta ka thënë se të gjithë shqiptarët e njohin Lulzim Bashën, madje e dinë që ai gënjen edhe kur fle gjumë.

“Edhe këtë e ka thënë Lulzim Basha. Normal unë mesa duket e kam iniciuar unë djegien e mandateve për t’i krijuar mundësin Edi Ramës që të kishte 130 deputetë që të më shkarkonte mua si president, akt që i duheshin vetëm 94 vota.

Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve duke lënë vendin pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi.

Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga presidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Bashës dhe premtimin se do të hynte në zgjedhjet, datë të cilën e caktoi vetë. Atëherë si shpjegohet që e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm ajo e Lulzim Bashës, dhe pse iu kërkua vazhdimisht. Lulzim Basha dhe kur fle, gënjen”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Rama justifikon sulmin ndaj televizionit italian “Rai3”: Më erdhi keq për Shqipërinë

Pasi sulmoi televizionin italian “Rai3”, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme duke justifikuar kritikat e tij ndaj emisionit italian “Report” i cili arriti që të “nxinte faqen” e qeverisë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, por edhe sa i përket reformës në drejtësi apo marrëveshjes për refugjatët.

Me pafytyrësinë më të madhe, Rama vijon justifikimet duke deklaruar se sulmin ndaj medias italiane e ka bërë për shkak se i vjen keq për Shqipërinë, pasi siç thotë ai, për veten e tij nuk do kishte reaguar.

Gjatë intervistës për “Report tv”, Rama i doli sërish në mbrojtje Engjëll Agaçi për të cilin tha se është një “viktimë” e “një agresion të pashembullt i televizionit italian”, por në realitet dokumentari dëshmonte lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin.

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për atë reportazh që ka bërë RAI 3 për Shqipërinë? E kemi thënë disa herë dhe çfarë nuk shkon sipas jush?

Rama: E para, jo ndoshta në Shqipëri, por në radhë të parë në Shqipëri. Sepse nga Shqipëria ajo është eksportuar dhe importuar ai produkt. Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre. Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet.

Pyetje: Rama shikoni një sulm ndaj jush, ndaj qeverisë italiane apo ndaj Shqipërisë, sepse Italia do ketë edhe zgjedhje lokale njëkohësisht me zgjedhjet e parlamentit europian?

Rama: Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve, unë revoltohem. Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj. Sepse nëse ka një gjë që për mua është e dorës së parë është krenaria për Shqipërinë. Është ngritja e kokës për Shqipërinë dhe mundësia për ti parë në sy të gjithë si të barabartë dhe këtë ne po e arrijmë. Dhe çdo përpjekje për të na ulur kokën në mënyrë të padrejtë, në mënyrë skandaloze patjetër që do të marri përgjigje.

Continue Reading

Politike

Nis me Athinën, pastaj në Milano, Londër dhe Mynih/ Rama njofton turin e takimeve me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh gjatë muajit maj dhe qershor, me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme. Kryeqyteti grek ka edhe numrin më të madh të komunitetit shqiptar në krahasim me kryeqendrat e tjera europiane.

Në Facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se pas Athinës do të udhëtojë në drejtim të Milanos ku gjithashtu prezenca e diasporës është e ndjeshme.

 

 

Londra dhe Mynihu do të jenë ndalesat e fundit të kryeministrit gjatë turit të tij me diasporën nën moton “Krenarë për Shqipërinë”. Nisja e këtij turi do të bëhet vetëm një ditë pasi anëtarët e Partisë Socialiste do të zhvillojnë zgjedhje më 11 maj për delegatët e rinj të Kongresit.

Turi i takimeve të kryeministrit Edi Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.

Continue Reading

Politike

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Wisner: Shqipëria e angazhuar për të përmbushur detyrimet e saj

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizoi një konferencë për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO këtë paradite, ku i Ngarkuari me Punë David Wisner foli përkrah kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të AIIS Albert Rakipi.

Wisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s.

Ai theksoi rëndësinë të Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Presidentit Harry Truman të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING