Connect with us

Politike

Salianji për mandatin e Xhaçkës: Deputetët e PS trajtohen si të paprekshëm

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në Këshillin për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet çështja për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ndër të tjera deklaroi se PS e sorollati çështjen dhe tani nuk ka më asnjë kuptim, pasi mandati i Xhaçkës është duke mbaruar.

Salianji theksoi se është e disata herë që PS bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe i trajton deputetët e vet sikur janë të paprekshëm nga ligji.

Salianji: Të flasin për kushtetutë kolegët që kemi përballë dhe që ia ka marrë Kushtetuesja dhe ia ka hedhur në kosh vendimmarrjen, duke e shfuqizuar vendimin e këtij këshilli dhe që Kushtetuesja vlerëson se në rastin konkret kuvendi duht të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe jo ta bllokonte është pak e tepërt.

Që ta kuptojnë njerëzit, ju e keni mbajtur peng kur ne ishim këtu, për muaj me radhë shqyrtimin e kërkesën. E keni shtyrë për të bërë atë që keni zanat të bëni.

 

 

Këtu nuk janë të gjithë barabartë para ligjit, këtu kush është përfaqësues i PS është më i barabarta para ligjit.

Thelbi i kësaj është grusht shteti. Grushti i shtetit nuk është vetëm me armë, është edhe brenda institucioneve.

Jua ka thënë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. E keni bërë aq baltë që edhe kryetarja e Kushtetueses, ju thotë që është e pamendueshme që kuvendi apo cdo institucion të gjykojë vendimet e gjykatës.

Mbaroi mandati. Ndërkohë që ju e sorollatët dhe e sollët rrotull duke shkelur edhe Kushtetutën, do ta cojmë ne këtë raport në seancë, pastaj Kuvendi do t’ia Kushtetueses, erdhën zgjedhjet mbaroi mandati, ca efekti ka ligji këtu.

Ështe rasti i disatë që PS bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe i trajton deputetët e vet, sikur të jenë të paprekshëm nga ligji.

Ndërkohë që propagandoni që ju jeni njerëzit që zbatoni vendimet e gjykatave, që ju jeni partia që po i jepni bonuse drejtësisë, por në të vërtetë ju jeni partia që po i bëni bllokadë diku e përdorur drejtisinë dhe institucione të tjera për të treguar  që në këtë vend nuk ka barazi para ligjit.

Ju tani do ta miratoni raportin, se s’keni cfarë bëni, ndërkohë që mandati ka përfunduar dhe drejtësi nuk ka.

Politike

‘Doktorin e kanë hipur lart në dritare dhe…’ Bamir Topi: Ai ka mbaruar punë, por ka klonuar 20 të tjerë

Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka ka folur për opozitën.

Ish Presidenti tha se Partia Demokratike gjendet në pikën e vet më të “zezë” dhe se problemi nuk është më Berisha, pasi ai e ka “ezauruar” karrierën politike, por ai ka prodhuar 20 të tjerë, që kanë mentalitet akoma më të vjetër se ai, ndaj e sheh krizën e opozitës mjaft të thellë.

Topi u shpreh optimist për lëvizjet e reja politika dhe tha se do të ishte mirë që ata të bashkohen, pasi dështimi i këtyre forcave do të ishte një ngjarje mjaft e keqe pë shoqërinë shqiptare.

Ylli Rakipi: Ju kam parë në një takim me Lulzim Bashën. Pse vajtët aty?

Bamir Topi: Ishte një ftesë, por meqenëse diskutohej për Kodin Zgjedhor, sqarova statusin tim në tryezë, duke thënë se vij si ish-President dhe nuk jam pjesë e asnjë partie politike. Kur diskutohet për Kodin Zgjedhor, patjetër që shkova dhe dhashë konsideratat e mia dhe shoh që asgjë nuk lëviz. Ky status ka qenë.

Ylli Rakipi: Lulzimi ka vulën dhe e mban fortë. Këtë tjetrin e kanë vënë në dritare. Pjesë tjetër është Ilir Meta që thotë se kam parti të re, hipën edhe nëpër këto hekurat. Kanë dalë edhe disa të rinj, që ndoshta vlejnë. Por, pak e vagullt është kjo punë. Si mendoni ju Basha është lider legjitim i PD, pse i kanë dhënë atë vulën?

Bamir Topi: Këtë çështje nuk e ndaj unë sot. Kam patur rezervat e mia të forta kur zoti Basha ishte bashkë me zotin Berisha. Tërheqja ime i takon asaj periudhe, kur vendimarrjet në PD bëheshin me firmën e zotit Basha, por në praninë e Berishës.

Basha nuk ka qenë asnjëherë i lirë në vendimarrjen e tij. Nuk e them për ta justifikuar, sepse njeriu bën zgjidhjet e veta. Por, jap argumentin pse PD është në këtë gjendje, që nuk ka asnjë lloj fryme dhe identiteti. Jam shprehur që në periudhën më të fortë të përplasjeve, kam thënë lëreni siglën dhe vulën, dilni me një sigël tjetër, sepse ndoshta kjo mund t’i lironte nga ai lloj obsesioni. Në fund një miku im thoshte, ai do të gëlltisë edhe vulën…

Tani do ta shohim sepse juridikisht nuk ka marrë akoma formë. Por, një gjë e quaj të rëndë, që po zgjatet pafundësisht verdikti. Nuk mund të lihet një parti si PD edhe pse janë në ditën e tyre më të zezë, pa asnjë lloj verdikti për siglën dhe vulën. Zgjat e zgjat…

Ylli Rakipi: Doktorin e kanë hipur lart në dritare, flasin disa njerëz aty te rrugica, si e mendon opozitën e Berishës? Ju kur jeni takuar me të për herë të fundit?

Bamir Topi: Ndarja ime përfundimtare me Berishën është që në 21 Janar. Kemi patur një shtrëngim duarsh në 28 nëntor 2012 në Vlorë.

Kur jam larguar nga FRD nuk preferoj ti bëj asnjë lloj komenti. Gjëja që vlerësoj më shumë, pa qenë narcist, kur marr vendime i marr dhe nuk e kthej kokën mbrapa.

Ylli Rakipi: Pra doktori në dritare?

Bamir Topi: Nuk është çështje e Doktorit, por historia e doktorëve. Shkolla e Sali Berishës ka klonuar 20 të tjerë. Problemi nuk është te ai që e ka ezauruar karrierën politike, por ata që konsiderohen të rinj në moshë, por kanë të njëjtin mentalitet. Kanë mbetur të vjetër po aq sa Doktori. Tjetër konsideratë kam për partitë e reja.

Continue Reading

Politike

Rama zbulon synimin e tij si Kryeministër: Kjo është pjesa që do t’i vendosë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij në krye të qeverisë shqiptare, i cili nuk e ka fshehur që kërkon një mandat të 4-t qeverisës vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan nga Athina, Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për largimin e të rinjve nga vendi.

Kjo krizë e largimit të të rinjve, Kryeministri premtoi se do të ndryshojë dhe është pjesë e projektit Shqipëria 2023. E sipas Ramës, frenimi i largimit të të rinjve do të jetë pjesa kur do të mbyllë misionin e tij.

Këtu fillon gjëja. Sigurisht që Shqipëria nuk e ka sot forcën e brendshme që thotë pse të iki jam mirë këtu. Po ndryshon dhe kjo gjë. Kjo është pjesa më e vështirë dhe është pjesa që do t’i vendosë kapak të gjithë misionit tim dhe Shqipëria e 2030-s do të jetë një vend ku kjo tendencë do të jetë e ekuilibruar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Continue Reading

Politike

Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune

Pas takimit me shqiptarët që jetojnë në Greqi, kryeministri i vendit Ed Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar nevojën për krahë pune, teksa ka thënë se të gjithë ato shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë kursime, mund të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në atdhe. Më tej, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria po bën negociatë me Filipinet për të marrë krahë pune.

Edi Rama: Unë mendoj shumë thjeshtë dhe sot nuk ju thashë hajde kthehuni, por atë që besoj që sot kush është në Greqi, ka bërë punë, ka fituar eksperiencë, ka në Shqipëri një pronë në fshat, një shtëpi të vjetër një mundësi që të investojë, as nuk diskutohet. E ka të sigurtë se në fund të vitit do të fitojë këtu shumë më shumë se fitojnë me pagën që marrin.

800 Euro merr një kamarier në Radhimë e fle tek prindërit e nuk ka nevojë të paguajë. Ka plot shqiptarë që janë kthyer dhe janë prova që kjo funksionon dhe jemi në një cikël që do të fillojë duke u zbutur, e tregon koha. Në gjithë atë furi zhurme e rrëmuje, shumë gjëra nuk besohen. Ku ka rrogë 200 mijë Lekë në Shqipëri? Shqipëria ka një klimë skandaloze mediatike që ta hapësh, gjatë gjithë kohë zi, zi, zi…

Sot që flasim, ne po bëjmë një negociatë me Filipinet. Tani të të jap një shembull: Filipinet kanë shumë popull dhe shumë krahë pune dhe e përdorin këtë. Po të shikosh radhën e vendeve që nga Austria e vende të tjera plot, 38 vende janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet që të marrin krahë pune. Kjo është një situatë e përgjithshme. Ne deri pak vjetësh ishim një vend që ishte çfarë të ju them… 

Continue Reading

Politike

Shabani: Nuk do bashkohemi me Bashën, por koalicion me Qorin dhe Lapajn

Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi janë të mendimit se vota për diasporën duhet të realizohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tha se në takimin e Edi Ramës duhet të flitej për votën e diasporës. Sipas Shabanit, po votojnë të burgosurit dhe nuk po voton diasporës.

‘Duhej të flitej për votën e diasporës. Plus kishte marrë patronazhistë për ti dërguar në Athinë. Nëse votojnë shqiptarët e diasporës partitë e mëdha mund të bëhet të vogla. Pse nuk e duan, pse të marrësh njerëz me autobusë nga Tirana ndërkohë që mund të marrësh njerëz rrethe e qark Greqisë. Në një far mënyrë duhet të bësh politikë. Ka mungesë vullneti për votën e diasporës. Ai që hy në burg nuk voton më. Në Shqipëri ne ja çojmë kutinë e votimit ku ta keqe qendrën. po ishte shqiptar që shkon nga Shqipëri anë Greqi apo kudo tjetër ta heqin të drejtën e votës. Ky proces duhet të ecë para ky lloj diskriminimi duhet të marrë fund. Dyshime do të ketë sido që të jetë votimi. Duhet plotësuar kuadri ligjor. Ka 34 vjet, kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda.’- tha Shabani.

Ndërsa Korreshi se sa më shumë që zvarritet puna, aq më e pamundur do të jetë që të bëhet vota e emigrantëve.

‘Për PS jam i qartë, por jam shumë skeptik për mënyrën si është propozuar. Sa më shumë kalojnw ditët aq më e pamundur bëhet vota e emigrantëve. Sa më shumë kalojnë ditët dhe logjistiken se krijon dot. Propozimet që ka dhënë PS janë qesharake fare. Komplet reforma Zgjedhore, për mua është komplet një proces që ka dështuar.’- tha Korreshi.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse do të bënte koalicion me Lulzim Bashën, Shabani tha se nuk ka pasur asnjë ofertë dhe as nuk është diskutuar. Por shtoi Shabani beson se do të bashkëpunojë me lëvizjen e drejtuar nga Adriatik Lapaj si dhe me lëvizjen e drejtuar nga Arlind Qori.

‘S’ka pas ofertë as nuk është diskutuar. Besoj se në duhet të bashkëpunojmë Lëvizjen Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, që janë lëvizje të reja. Por përpiqemi të bëjmë një front të përbashkët të të rinjve përballë të vjetërve. Kemi bashkëpunuar me Lëvizjen Shqipëria Bëhet, në këtë pikë jemi duke bashkëpunuar që të formojmë një alternativë politike për të rinjtë përballë të vjetërve.’- tha Shabani.

Nga ana tjetër deputeti Saimir Korreshi, tha se do të surgjeronte të bënte koalicion edhe me socialistët e pakënaqur.

‘Jemi të hapur të bashkëpunojmë. Unë do të sugjeroja, duhet të bëjmë koalicion edhe me socialistët e pakënaqur. Për mua rikthimi i koalicioneve është jetik për opozitën dhe të gjitha partitë që janë në opozitë. Mospasja e një koalicioni humb të gjitha votat.’- tha Korreshi.

Continue Reading

Politike

“Rama na vuri në lojë”, trekëndëshi Tiranë-Shkup-Ankara zë vendin kryesor në faqet e para të medias greke

Trekëndëshi Tiranë -Shkup-Ankara ka zënë vendin kryesor në faqet e para të gazetave të shtypit grek.

E përditshmja Ta Nea, përveç takimit të sotëm të kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk Erdogan, shkruan në faqen e parë për sfidat e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut Silianofska dhe të kryeministrit Rama duke renditur si sfidën e parë.

Pse u zgjodh 12 maji si datë e vizitës që përkon me një vit nga burgimi i Fredi Belerit , si i karakterizoi Edi Rama ata që nuk janë dakord me të në Greqi, si ironizoi në mënyrë indirekte kryeministrin grek dhe çfarë tha për pronat e grekëve në Shqipëri.

Nga ana e saj gazeta e djathtë Apogjevmatini ka si titull artikulli “Rama dhe Boubulina”.

Gazeta Demokracia shkruan se Rama fyeu grekët duke thënë se Greqia u takon si grekëve, ashtu edhe shqiptarëve.

Eleftheros Tipos ka titull në faqen e pare “Festa Rama”.

Kurse gazeta e së djathtës tradicionale Estia shkruan në faqen e parë: “Jemi dorëzuar tashmë. Nga njëra anë emri i Maqedonisë, nga ana tjetër takimi i sotëm Erdogan- Mitsotakis me çështjet që do hedhë në tryezë presidenti turk pa pëlqimin dypalësh, dhe së fundmi çështja çame dhe Bubulina që hodhi Edi Rama në Athinë”.

Gazeta opozitare Kontra shkruan “Katastrofë të qeverisë në politikën e Jashtme”.

Ndërsa portali Ethnos shkruan orët e fundit për dy postime që ka  bërë  kryeministri i Shqipërisë, pas fjalimit, fotografinë me  Era Rousin dhe Noiseyn, me mesazhin se Shqipëria do “një realitet të ri”, si dhe dhjetëra fotot që ka hedhur në rrjetet sociale , sipas tij, në një ditë të paharrueshme shqiptare”.

Ndërsa reagime zyrtare nga partitë politike nuk ka , dy prej zyrtarëve më të lartë të konservatorëve, Ministri i Shtetit dhe ai i Shëndetësisë kanë deklaruar se vizita e z. Rama ishte thjesht një përgjigje ndaj përfshirjes së Fredi Belerit në listën e eurdoputetëve të Demokracisë së Re.

Nga ana e opozitës, një prej deputetëve të partisë Syriza ka theksuar se orët e fundit politika e jashtme e qeverisë Mitsotakis i ngjan një anije të mbytur me vizitë e Ramës, Maqedoninë e Veriut me çështjen e emrit dhe Erdoganin që ka ngritur përsëri sovranitetin e  ishujve të Egjeut në axhendën e takimit. Nga politika e jashtme krenare e 2019-ës , u shndërruam në klientë armësh dhe mbledhës borxhesh  në Ballkan- ka thënë ai.

Kurse liderit i partisë së ekstremit të djathtë Zgjidhja Greke, Kyriakos Velopoulos shigjeton Demokracinë e Re e cila sipas tij , sheh çdo gjë normale pas fjalimit Rama që u tha shqiptarëve se janë pronarë të barabartë të Greqisë si grekët dhe se Bubulina ishte shqiptare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING