Connect with us

Kronike

Sekuestrohen 3 mln euro pasuri

Konfiskohen pasuri me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të një shtetasi me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada 3”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 3”, kanë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e shtetasit E. Sh., 31 vjeç, banues në Peqin.

Shtetasi E. Sh. është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.

Konkretisht, në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur konfiskimi i pasurive si më poshtë:

Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë;
1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;
2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;
1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;
1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

Kronike

Vrasje për motive gjakmarrje? Ja çfarë e lidh autorin e krimit me viktimin, historia para 9 vitesh

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

Continue Reading

Kronike

U vra me armë zjarri, zbardhet identiteti i efektivit 28-vjeçar (EMRI)

Zbardhet identiteti i policit të vrarë sot në Fier.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Novruz Cenalia.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

 

 

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit (EMRI)

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier

Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ngjyrë blu.

Mësohet se i ati i viktimës punonte në polici, në sallën operative.

Në vendngjarje kanë zbarkuar grupi hetimor, Autoriteti i Mbikqyrjes Policore dhe forcat RENEA.

 

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Plagosi pronarin dhe i grabiti biznesin, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali

Policia në Itali ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas mediave vendase, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije akuzohet se më 4 maj të këtij viti ka hyrë në një dyqan, në zonën e njohur si via Costantino Baroni për të grabitur dhe është përballur me pronarin e biznesit dhe vajzën e këtij të fundit.

Në atë moment shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka plagosur babë e bijë dhe më pas ka grabitur nga dyqani disa bileta fati me shumë afro 15 mijë euro.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Sakaq gjatë kontrollit fizik shqiptarit i janë gjetur një pistoletë gjysmë automatike, gëzhoja dhe një thikë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Raportohet se shqiptari akuzohej edhe për disa vjedhje të tjera të kryera po në të njëjtën zonë
Continue Reading

Kronike

Vlorë/ Gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa, dyshimet e para

VLORË– Një trup i pajetë është gjendur anës lumit të Vjosës mbrëmjen e djeshme, 12 maj.

Identiteti i personit ende nuk bëhet me dije, ndërsa mendohet që ai të jetë rreth 65-vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me ngjarjen.
Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë ku peshkojnë peshkatarët.

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING