Connect with us

Rajon

‘Serbia njëjtë si Rusia, po manipulon Perëndimin duke u portretizuar si partnere’

Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, duke komentuar vizitën e këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Ambasadën e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se Serbia po e “godet” SHBA-të nga pika e saj e dobët – bashkëpunimi ekonomik, për të cilën SHBA-ja rezonon gjithmonë, dhe sipas Stradner, është pikërisht mënyra se si presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, më herët po manipulonte Perëndimin duke portretizuar Rusinë si një partner perëndimor.

“Pikërisht për këtë Vuçiç-i po shtyn përpara projektin e Ballkanit të Hapur. Ai e di se amerikanët i duan ‘marrëveshjet ekonomike’ pasi burokratët në Uashington mund të raportojnë gjithashtu diçka të prekshme”, theksoi Stradner, duke shtuar se Ballkani, nuk është një çështje ekonomike, por çështje sigurie.

“Më duhet të pranoj se inteligjenca serbe dhe ruse janë treguar të zgjuara pasi që prej vitit 2014 kanë krijuar grupe dhe opozitë të rreme pro perëndimore, posaçërisht për të synuar Perëndimin. Kjo tani e Serbisë është fjalë për fjalë ‘playbook-u’ i Putinit që ai e përdori 20 vjet më parë” – deklaroi Ivana Stradner

Advertisement

TRENDING