Connect with us

Sport

Seria A, Juventus triumfon ndaj Parmës dhe i afrohet Napolit e Milanit

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mori një fitore të lehtë ndaj Parmës me rezultatin 4-1 dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë Milanit dhe Napolit, me kuqezinjtë që do të luajnë të hënën ndaj Bolonjës, ndërkohë që për momentin parakalon edhe Romën në vendin e katërt që do të luajë me Udinesen.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 për bardhezinjtë, të merituar nga performanca dominuese e Zonjës së Vjetër. Juventusi filloi ndeshjen me presion të lartë, duke krijuar dy raste të mira me Conceiçao, i cili njëherë u ndal nga shtylla. Në minutën e 15, Bremer shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 37 ishte McKennie që dyfishoi avantazhin pas një krosimi nga Bremer.

Në fillimin e pjesës së dytë, Parma rihapi llogaritë e sfidës me autogolin e Cambiaso, duke shkurtuar diferencën në 2-1. Por Juventusi reagoi menjëherë: vetëm tre minuta më vonë, Bremer shënoi golin e tij të dytë personal për të vendosur rezultatin 3-1. Golin e katërt bardhezinjtë e shënuan në minutën e 64 me Jonathan David. Një gol i Openas në minutat shtesë u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje, dhe sfida përfundoi 4-1.

Me këtë fitore, Juventus arrin në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Parma mbetet me 23 pikë në vendin e 16 të klasifikimit.

Advertisement