Connect with us

Politike

Sfidon Berishën/ Rrëfimi i rrallë i Mereme Selës: Njerka e martoi babanë me nënën time

Një jetë e kaluar mes tallazesh rrëfehet nga Mereme Sela për herë të parë në “Frontline”. Sakrifica të njëpasnjëshme të një familjeje jo shumë konvencionale, por ku kanë mbizotëruar sakrificat. Përpara se ajo të vinte në jetë, i ati ishte i martuar me gruan e parë me të cilën kishte 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Pasi djali humb jetën në një aksident tragjik, gruaja vendos ta martojë të shoqin me një tjetër, nënën e Mereme Salës.

Nga kjo martesë, me një diferencë 31-vjeccare në moshë, vijnë në jetë 8 fëmijë. Të dyja familjet u shkrinë në një dhe 11 fëmijët u rritën bashkë. Veç humbjes së prindërve, Meremja vuan edhe dhimbjen për një vëlla që është ndarë nga jeta duke lënë 5 fëmijë në kujdesin e saj.

“Unë banoj në qytetin e Fushë Krujës. Po kam që nga ‘96 që bëj çdo ditë rrugën vajtje ardhje Fushë Krujë-Tiranë. Ngrihem në orën 4:30, lë punën, kur mbaron në 4:30 iki në Fushë Krujë. Në familje jetoj se babai im ka qenë i martuar me dy gra njëkohësisht, pasi gruaja e parë kishte tre vajza dhe një djalë. Djali i vdes në aksident dhe nëna, se ne i kemi thënë nënë se ka qenë një grua burrneshë, e marton vetë burrin me mamanë time.

Babai im 45 vjeç, mamaja 14 për të lindur djalë dhe mamaja ime bën dy djem dhe gjashtë vajza. Pra jemi 11 fëmijë. Kemi jetuar të gjithë si familje bashkë. Babai ka vdekur më herët, mamaja më ka vdekur në 2003. Një vëlla më ka vdekur dhe kam dhe 5 fëmijët e vëllait që i kemi rritur bashkë me vëllain. Fëmijët tani janë rritur, janë dy vajza të martuara, një vajzë beqare, një djalë beqar, djali i martuar me nuse, me djalë në shtëpi”, rrëfen Sela.

Advertisement