Bota
SHBA 2020 – Për zgjedhjet më të kushtueshme në histori kanë votuar 73 milionë amerikanë
/ATSH-ANSA/ – Gjashtë ditë para ditës së zgjedhjeve, të konsideruara si më të kushtueshmet në histori, kanë votuar paraprakisht, personalisht ose me postë 73 milionë persona.
Me këtë ritëm, pritet që pjesëmarrja më 3 nëntor t’i kalojë 139 milionë votat e vitit 2016.
Shuma për garën në Shtëpinë e Bardhë u rrit, pasi në zgjedhjet paraprake morën pjesë kandidatët miliarderë që u vetëfinancuan, si Michael Bloomberg dhe Tom Stayer, por edhe nga grumbullimi rekord i fondeve të Joe Biden.
Fushata e kandidatit demokrat, e cila tashmë ka arritur në 938 milionë dollarë, do të jetë e para fushatë që do të tejkalojë një miliard dollarë në mbledhjen e fondeve.