Connect with us

Kronike

Shiste lëndë narkotike, vihet në pranga 28-vjeçari (DETAJET)

Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike. I riu me inicialet M.L banues në Vlorë u kap nga policia në lagjen “Kushtrimi”.

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar 28-vjeçarit dhe nga kontrolli në banesën e tij, policia gjeti cannabis sativa të ndarë në doza gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Posedonte fara cannabisi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe dozat e cannabisit, si dhe një mjet prerës thikë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Kushtrimi”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe 1 mjet prerës thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në lagje të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kronike

Përplasen kokë më kokë dy makina në Librazhd, një person i plagosur

Një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes një i ri ka marrë lëndime dhe është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Kronike

Përplasi të moshuarin dhe u arratis, vihet në pranga 35-vjeçari

Policia në Fier ka arrestuar një 35-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur me makinë një të moshuar gjatë ditës së djeshme

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Continue Reading

Kronike

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Burime për gazetaren Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e 26 prillit.

Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave.

Dritan Stokan, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Alqi Hajdini 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
Yllu Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

 

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ 18 vjeçari shqiptar bie nga 10m lartësi, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një punëtor me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

I riu shqiptar është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë.

Continue Reading

Kronike

“Benzi” përplas këmbësorin në Fier, 71-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetsore

Një aksident është regjistruar rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli” në Fier. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, një 71-vjeçar me inicialet D. T.

Po ashtu bëhet me dije se 71-vjeçari ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi:

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING