Connect with us

Politike

Shkrihen akujt/ Rama takohet me Kurtin, sot konferenca e Forumit Strategjik të Bled në Slloveni

As në Tiranë e as në Prishtinë, është dashur një konferencë në Slloveni që të ‘shkriheshin akujt’ mes kryeministrit Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Pas shumë refuzimeve për takim nga kryeministri i Kosovës, Rama ka publikuar disa foto ku duket në shoqërinë e të gjithë krerëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE-së, por ajo që bie në sy është se duket i buzëqeshur teksa shtrëngon duart me Albin Kurtin. Rama ndodhet në Lubjanë, së bashku me krerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni. Edhe në fotot e tjera, Kurti duket ngjitur kryeministrit Rama teksa të gjithë zyrtarët e lartë ndodhen në një tryezë duke biseduar.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”- shkruan Rama.

‘Akujt’ e Ramës dhe Kurtit:

Kujtojmë se marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft e tensionuar, madje shumë herë kreu i qeverisë e ka thumbuar në konferenca e intervista, ndërsa homologu i tij i Kosovës ka refuzuar ta takojë. Më herët, Rama theksoi se nuk kishte asgjë personale me të, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bënte së fundmi. Kjo politikë e Kurtit, lidhej me tensionet në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj shqiptarë në 4 komuna. Pas betimit të 4 krytarve të rinj në Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan e në Mitrovicë të Veriut, serbët në veri protestuan, madje edhe dhunuan policë, ushtarë të KFOR dhe gazetarë. Për këtë rebelim, Kurti shtoi prezencën e policëve në veri të Kosovës, gjë që solli një valë reagimesh të ashpra nga Perëndimi por edhe nga politika shqiptare me pretendimin se Kurti po izolonte Kosovën. Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive që do mbahej në Prishtinë, ndërsa Kurti e refuzoi në 3 thirrje për takim. Kreu i qeverisë madje propozoi edhe një draft statut për asociacionit në veri, hartom i cili mori edhe bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe të dy kumbarëve të dialogut Gjermani e Francë. Kurti e refuzoi dhe tha se nuk është i nevojshëm një propozim alternativ për Asociacionin. Ndër të tjera, Rama bëri thirrje që të firmosej plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ka qenë ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të këtyre tensioneve në veri në fund të muajit

maj.

Advertisement

TRENDING