✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Shpërthimi i fuqishëm me 6 viktima, nxirren trupat, mes tyre 3 shqiptarë

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që tronditi zonën e Plakës, në qendër të Athinës. Shpërthimi shkaktoi shembjen e një ndërtese të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik.

Pas orëve të kërkimeve intensive, ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e gjashtë viktimave.

Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë: Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Mes viktimave është edhe Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan dhe bashkëshorti i Florida Hoxhës.

Dy viktimat e tjera janë identifikuar si Edmond Hings dhe Athina Papapresku, pronarë të ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:00, në një godinë të vjetër në rrugën Lysikratous. Për shkak të fuqisë së shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar mbeti i plagosur lehtë nga copëzat e shpërndara.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendngjarjes, ku arritën të nxjerrin dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë mjekësore.

Ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet nën rrënoja, ndërsa autoritetet punuan për të përcaktuar numrin e personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin e shpërthimit.

Me nxjerrjen e trupit të fundit, operacioni i kërkim-shpëtimit është përmbyllur, duke konfirmuar bilancin tragjik prej gjashtë viktimash.

Advertisement