Connect with us

Aktualitet

Shqipëria “goditet” nga dy tërmete të njëpasnjëshme, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Aktualitet

Mbështetësi i Berishës i “përgjigjet” Britanisë: Doktori po të dojë e bën Zenin me vëlla të vogël

Publicisti Agim Xhafka, i njohur si përkrahës i “Rithemelimit“, thotë se Sali Berisha po të dojë edhe në këtë moshë të thyer mund të bëjë fëmijë dhe ta bëjë Zenin me një vëlla të vogël!

Komentin superlativ, Xhafka e ka bërë poshtë një shënimi të Çim Pekës i cili kritikonte qëndrimin e qeverisë britanike në gjyqin që ka hapur Berisha në Londër, e cila ka deklaruar mes të tjerave se Berisha nuk ka më shanse, (i referohet edhe moshës 77-vjeçare), të bëhet më kryeministër dhe të fitojë zgjedhjet e 2015 me forcën politike që drejton.

Pikërisht për t’i treguar Britanisë së Madhe që Berisha, pavarësisht moshës e të tjerave fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër, Xhafka ka treguar se ai jo vetëm kaq por edhe mund të ngjizë edhe një fëmijë tjetër siç edhe ka bërë së fundmi ylli i Hollivudit Robert De Niro në moshë të thyer.

“De Niro është një vit më i madh se Doktori dhe lindi çunin. Ndaj gjykatësi anglez të urojë që Berisha përveç se kryeminostër, ka fuqi ta bëjë dhe Shkëlzenin me vëlla“, shkruan Agim Xhafka poshtë postimit të Çim Pekës.

Continue Reading

Aktualitet

Transferta që zbuloi SPAK: Miliardat ishin të ‘Cosa Nostras’, Rezart Taçi do merrte 16%

SPAK dhe autoritetet homologe italiane finalizuan dy vite më parë një operacion që çoi në prangosjen e disa personave dhe sekuestrimin e mbi 18 milionë eurove, të cilat u bllokuan në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Ato ishin nisur nga Italia dhe do pastroheshin në Shqipëri.

Në vendin tonë u arrestuan kunati dhe shoferi i biznesmenit Rezart Taçi, ndërsa në Itali të prangosur ishin disa.

Artur Balla dhe Bledar Lilo, kunati dhe shoferi i Rezart Taçi, janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme dhe janë dënuar të dy me 21 vite burg në total.

Ata janë shpallur fajtorë për “Pastrim parash”. Vetë biznesmeni është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky rast është pasqyruar dhe në raportin vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme, ku tregohet rruga që ka ndjekur transferta e parave, të cilat rezultojnë se i përkisnin bandës mafioze famëkeqe italiane “Cosa Nostra”.

Pastrimi i parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare

“Duhet cilësuar se, një nga skemat komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafias Italiane.

Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare në rolin e “ndërmjetësve” profesionistë kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzimin” e transfertave bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera.

Rasti me tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të Cosa Nostra në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistonte në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshtajn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër, shkruan Newsbomb.

Paratë fillimisht u transferuan nga llogaria e fondacionit në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër.

Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetësuesit” profesionist, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë e tij personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Me pas këto para do ti kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me tregtinë e karburanteve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferonte në Hong Kong tek një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksioneve fiktive për blerje karburantesh. Për këtë shërbim shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milion Euro) të vlerës së parave që do të pastroheshin”, thotë raporti.

Kontabilisti italian Fabio Petruzzella kishte vendosur më shumë se 18 milionë euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi në Itali. Kundrejt përfitimit në përqindje ai është ndihmuar nga Rezart Taçi. Në këtë skemë të madhe mashtrimi janë përfshirë në total katër shtetas të huaj, tre italianë dhe një zviceran.

SPAK ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.

Akuza e SPAK ndaj Taçit dhe të tjerëve

“Në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim penal është arritur në përfundimin se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.” (Newsbomb.al)

Continue Reading

Aktualitet

“Nuk impresionohem nga kostumi që mbani”, Minxhozi analizon deklaratën Dumanit: SPAK, si “një thikë” në mes të fushatës elektorale!

“SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta; nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni. Mesazhet ishin e kundërta e pjesës vokale të asaj që ai tha, sepse e ndoqa edhe gjuhën e shenjave”, kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në një intervistë ne emisionin “Real Story” në ABC News, teksa komentoi raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani, para deputetëve në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për rezultatet e arritura nga SPAK në vitin 2023.

Gjithashtu Minxhozi vlerësoi aksionin e zhvilluar në disa qytete në vend me urdhër të SPAK duke thënë se ishte një operacion  i suksesshëm.

“Dumani vjen në tryezë në përballjen e parë me të gjithë panelin e politikës shqiptare. Kjo ishte tryezë partiake, e pastër. Ishte përballja e parë edhe me ata me të cilët një pjesë janë në punë të përditshme. Ne SPAK e kemi përcaktuar si forcën e tretë në fushën e lojës, nuk është subjektet që garon apo kërkon pushtet. Përtej fushatës kundër krimit të realizuar që ishte e suksesshme sepse kanë dalë në sipërfaqe shumë ujëra të zeza. Nëse vijmë tek politika jemi vetëm një vit para zgjedhjeve. Dhe nëse SPAK ka vendosur të futet si një thikë në mes të fushatës elektorale edhe me daljen e Dumanit përgjigja është po.

Qëndrimi i tij indirekt, pra nuk merakoset fare nëse kalendari i tij përkon me kalendarin e zgjedhjeve dhe nuk ka problem SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni në jakën që keni. Mesazhet ishin e kundërta e pjesës vokale të asaj që ai tha, sepse e ndoqa edhe gjuhën e shenjave. Mendoj që mbyll vrimat e mëdha të sistemit nga koha kur drejtësia ishte anonim i ulur në tryezë që as nuk shihte dhe as nuk dëgjonte. Tani kemi një aktor që është jo vetëm aktiv, por edhe i angazhuar. Pra është kjo strukturë e fortë ligjore, por edhe kjo klasë politike që ka arritur në fundin e ciklit të saj. Për shkak të konsumit të madh që ka, që i kanë të dy partitë e mëdha, kjo e SPAK mund të jetë vetëm një histori suksesi”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Anila Hoxha: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë, ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende.

Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët. Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.

Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.
Continue Reading

Aktualitet

Kosova si arenë e gladiatorëve, rivaliteti mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë

“Në Kosovë, britanikët udhëhiqen nga politika e SHBA-së dhe ndjekin interesat amerikane në masën më të madhe”- keshtu ka vleresuar , gazetari serb Filip Rodiç, dhe se ekziston një rivalitet shekullor mes Britanisë dhe Gjermanisë, rivalitet i cili reflektohet edhe në fushën per Kosovën.

“Ajo që thuhet për Britaninë e Madhe, se në të vërtetë ka qene dhe eshte “aeroplanmbajtëse amerikane” ne 50 vitet e fundit, mendoj se është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën” – deklaroi Rodiç duke shtuar: – “Hashim Thaçi ishte produkt i inteligjencës franceze, të cilin më pas e morën amerikanët kurse FARK-u i Ibrahim Rugovës ishte më shumë i lidhur me Gjermaninë. Dhe ka pasur nga ato raste të arrestimeve para pesë-gjashtë viteve të disa gjoja spiunëve gjermanë në Kosovë, gjë që tregon se ka një rivalitet të ndërsjellë mes tyre dhe britanikëve, se ata nuk janë tamam si dora dhe doreza në një shpirt”- theksoi Rodiç.

Sipas tij, fakti që Britania u largua nga BE tregon fuqinë e saj, jo të kundërtën.

“Pra, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të dalë nga BE-ja, dhe së dyti, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të ruajtur statusin e saj pas daljes nga Unioni. Ata po kërkojnë të ruajnë dhe forcojnë interesat e tyre në mbarë botën, përfshirë Kosovën” – theksoi gazetari serb.

Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka një politikë të përbashkët monolite të BE-së ndaj Kosovës, edhe pse në praktikë tregohet se administrata e Brukselit është sponsor i pavarësisë së Kosovës.

Siç tha ai, jo vetëm pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës kanë qëndrim ndryshe nga të tjerët, por edhe disa vende si Hungaria që e njohin shkëputjen nuk e pranojnë saktësisht në të gjitha aspektet atë që kërkon Brukseli.

Përsa i përket ndikimit të Britanisë së Madhe, mendoj se, si në shekujt e kaluar, bazohet kryesisht në punën e tyre të inteligjencës dhe në prapaskena. Ka një thënie që i atribuohet Mahatma Gandit, që thotë se aty kur sheh dy peshq në fund të oqeanit, ka një nëndetëse britanike, ndryshe nga gjermanët, për shembull, që duken shumë më të hapur dhe konkretë. Britania është ende anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka një ndikim shumë të madh në ish-kolonitë e saj, në vendet e Komonuelthit, nëse jo nga forca, të paktën nga paratë që ka në dispozicion, të cilat janë të mëdha dhe domethënëse”- theksoi Rodiç.

Kur është fjala për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai theksoi se Gjermania dhe Franca “të cilat ishin avokatët më të zëshëm të idesë së anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, me sa duket kanë hequr dorë së fundmi”.

“Sepse nga Gjermania, Franca, Italia është dëgjuar të thonë se Kosova nuk duhet të pranohet në KiE para se të plotësohen disa kushte, para së gjithash asociacioni, kurse Britania e Madhe shfaqet shumë komode si dikush që do të marrë flamurin e lobimit për anëtarësimin e Kosovës teksa janë në një front me SHBA-në”- potencoi Rodiç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING