Connect with us

Kosova

Si dhe ndaj Serbisë për Kosovën, goditja në zemër e Iranit, absolutisht e domosdoshme

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka krahasuar sulmin e Amerikës në Iran me fushatën e NATO-s në Kosovë, në përpjekje për t’iu treguar kritikëve se “goditja e zemrës” së kundërshtarit është një metodë e provuar që shpëton jetë.

Pompeo ka kujtuar vitin 1999, kur forcat aleate të NATO-s shënjestruan infrastrukturën kritike në Serbi për të gjunjëzuar regjimin jugosllav të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç, i cili e kishte shndërruar makinerinë shtetërore në një mjet terrori, duke udhëhequr fushatën e spastrimit etnik ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

“Gjatë fushatës në Kosovë në fund të viteve ’90, forcat e NATO-s – të mbështetura fuqishëm nga shumë prej kritikëve më të zëshëm të sotëm – goditën rrjetin energjetik në Beograd për të thyer sistemin e komandës dhe kontrollit të Millosheviçit”.

Advertisement