Connect with us

Politike

Si Rama po bën diplomaci me piktura!

Nga Dritan Hila

Edi Rama ka hapur një ekspozitë në Athinë ku kanë marrë pjesë personalitetet më të larta të politikës greke. Konkretisht kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, pastaj edhe ministri i Jashtëm Dendias, etj. Kjo në fakt është një taktikë e përdorur prej kohësh nga Edi Rama. Të njëjtën gjë ai e bëri edhe në Francë. Hapi ekspozitë pikturash. Pas kësaj mori edhe titullin e Kalorësit të Legjionit të Nderit. Rama ka hapur ekspozita edhe në Kinë edhe vende të tjera me ndikim botëror. Rama e përdor pikturën si një mjet për të carë tregjet e politikës botërore. Unë mendoj që i ka shërbyer kjo, edhe Ramës edhe vendit.

Neve deri tani kemi qenë një vend i cili është prezantuar me politikanë të fortë, ose politikanë të korruptuar, ose të dyja bashkë. Edi Rama e ka këtë njolle të vendosur nga mediat, por ka arritur ta sfumojë këtë politike të kundërshtarëve të tij, duke u paraqitur si një kryeministër i cili here shfaq anën e tij sportive, here atë të batutave dhe here atë anën si artist. Ketë e përforcon edhe duke thënë që: “Unë jam një politikan i rastësishëm, sepse jam piktor!”. Kjo e ka prezantuar Shqipërinë me një fytyrë ndryshe, në sytë e botës. E ka paraqitur Ramën si një politikan te butë, pavarësisht se në realitet këtu në Shqipëri, ai është një politikan i dorës së fortë.

Rama është politikan po aq i fortë sa Berisha, në Shqipëri, nëse do i krahasojmë. Ai e kontrollon me dorë të hekurt partinë. Madje edhe më shimë se Berisha, si ai kishte edhe fraksione brenda partisë te cilat dilnin jashtë kontrollit të tij. Ndërsa Rama e kontrollon me dorë te hekurt partinë. Por në sytë e Perëndimit dhe të botës, ai paraqitet si një njeri i butë, artist, si një njeri që do të çojë përpara Shqipërinë. Është i zoti te paraqesë ato vepra që ai ka bërë, siç janë rilindja urbane, agroturizmat, pra Shqipëria turistike. Ka punuar në këtë drejtim dhe fakt është që televizionet më të mëdha ndërkombëtare tashmë e kanë Shqipërinë në agjendën e tyre. Ka ditur ta vendosë Shqipërinë në një fokus të tij, bashkë me veten.

Ajo që bën përshtypje është vizita në Shqipëri dhe zbutjet e toneve nga ana e politikës greke. Duhet thënë që Mitsotakis i ri është një politikan i formuar në SHBA. Ai përfaqëson të djathtën greke, atë të djathtë që mbart anën më të zezë të marrëdhënieve shqiptaro-greke, të armiqësisë ndaj shqiptarëve. Por për fat, kjo periudhë tranziconi ka bërë që shumë parti të ekstremit të djathtë siç ishte Agimi i artë, koha i sfumoi duke e lehtësuar edhe të djathtën greke nga pesha e ekstremistëve. Momentalisht Mitsotakis përfaqëson një familje të madhe politike në Shqipëri, përfaqëson të djathtën greke dhe po përpiqet ta modernizojë atë. Ai tha fjalë pozitive në ekspozitë. Gjithashtu edhe Dendias, i cili sipas të dhënave është ngë Vunoi, i njëjti fshat nga është nëna e Ramës.

Mua ma kanë thënë himariotë, të cilët kanë punuar në vilën verore të Dendias në Korfuz që ai vetë flistë shqip dhe nuk ishte fort entuziast kur i përmendën termin e vorio-epirit. Kemi të bëjmë me një politikë të Ramës i cili po përdor pikturën si një mjet për të zbutur marrëdhëniet me ato vende të cilat kanë qenë armiqësore ndaj Shqipërisë deri tani dhe për ta përdorur si armë ndaj vendeve të fuqishme. Duhet thënë që Rama në këtë periudhë, kur bota është ndezur në konflikte midis Perëndimit dhe Lindjes, midis bllokut ruso-kinez dhe atij Perëndimor, ka ditur të mbajë një politikë të butë.

Rama nuk do mbesë ne histori për shkak te pikturave të tij, por për shkak se minimalisht ka qenë 10 vjet kryeministër. Rama ka mbajtur një profil të ulët me Kinën. Nuk ka përdorur të njëjtën gjuhë që përdorin Perëndimorët, ata që quhen skifterë në politikë. Kjo ështe reflektuar edhe në marrëdhëniet që ne kemi me Kinën. Rama nuk ka përdorur një gjuhë skifterësh kundër Rusisë. Ka marrë pjesë në sanksione se janë të domosdoshme, por nuk ka marrë edhe një pozite flamurtari kundrejt Ukrainës. Sepse Rama ka qenë i qartë që në fillim. Kjo është një betejë mes dy vëllezërve sllavë që në fillim. Ukrainasit nuk kanë qenë përkrahës se mëdhenj të Kosovës, madje edhe sot që flasim nuk e njohin atë.

Ambasadori i tyre i bën elozhe Beogradit dhe i jep siguri që nuk do e njohë Kosovën. Rama si një diplomat i mirë, edhe me Ukrainën nuk është treguar entuziast, i ka akorduar si ndihmë 1 milion dollarë dhe ato s’e dimë nëse ia ka dhënë apo jo. Është treguar me një këmbë në frena. Nuk është treguar agresiv ndaj Rusisë, pavarësisht se Rusia është mike e Serbisë. Por duhet të dimë se në politikën e madhe, Rusia nesër del, ne një koniunkturë të caktuar e tradhton Serbinë. Nëse Rusisë do t’i jepet mundësia që t’i njihet aneksimi i Krimesë, kundrejt njohjes që ajo do t’i bënte Pavarësisë se Kosovës, Rusia do ta bënte pa asnjë pikë vrarje të ndërgjegjes apo dhembshuri për Serbinë. Situata ka ndryshuar.

Perëndimi sot është në fazen kur mendon që mund ta marrë pavarësinë e Kosovës, njohjen nga Serbia pa pasur nevojë për miratimin e Rusisë, sepse pozicioni i Rusisë sot është shumë i dobët, pavarësisht se është anëtare e këshillit të sigurimit, problemi i saj është që ka këputur të gjitha urat me Perëndimin. Duhet thënë që Rama nuk ka treguar ndonjë qëndrim i cili nesër mund ta bëjë të vështirë një bisedim midis qeverisë shqiptare dhe asaj ruse apo kineze. Politikën e tij me Greqinë Rama ka ditur ta luajë bukur. Ai ka qenë një kundërshtar i bërjes së varrezave të ushtarëve greke në luften italo-greke, por që varrezat shtriheshin përgjatë gjithë vijës së pretenduar nga ana e grekëve. Ai ka ditur ta mbajë këmbën në frena.

Është edhe një qasje e zgjidhjes së problemit të detit duke kaluar midis Shillës dhe Karibdës. Në një krah ka opinionin nacionalist shqiptar m, i cili është shumë i vëmendshëm ndaj zgjidhjes që do t’i japë. Në krahun tjetër ka aleatin e vet strategjik i cili është Erdogan. Personalisht mendoj se dërgimi i çështjes së kufirit detar te Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Detit është pak problematike sepse ne nuk kemi juristë te mirë të së drejtës ndërkombëtare, aq më tepër nuk kemi juristë të së drejtës detare. Mirëpo ka të ngjarë që çështjen tonë ta marrë përsipër studioja e bashkëshortes se Tony Blair dhe kjo e bën një argument te fortë në favorin tonë, me shpresën se edhe mund të fitojmë.

Kam frikë se grekët i ka trembur kjo sepse dihet influenca që ka çifti Blair ne politikën botërore, e sidomos kur bëhet fjalë për dete, ku janë amerikanët dhe anglezët ata që e bëjnë ligjin. Me anë të kësaj diplomacie Rama ia ka dalë që të zbusë gjakrat dhe ky është një nga faktorët që e mbajnë atë në pushtet.

Politike

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë.

Continue Reading

Politike

Vdiq baba të na lirojë krevatin, Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet

Ish deputeti Myslym Murrizi dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen.

Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta.

Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-në dhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi në “Breaking”.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.
Continue Reading

Politike

Kulluri: Nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë

Zyrtari i lartë i PD-së, Edvin Kulluri, bëri një analizë edhe të zhvillimeve në rajon duke u për qëndruar tek ato në Maqedoninë e veriut. Sipas tij, Ballkani nuk ka përse prodhon nacionalizma, të cilat japin idenë e një rajoni ende problematik, pasi nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë.

Sipas tij, nacionalizimi dhe retorika nacionaliste nuk i bën mirë Ballkanit.

“Në këtë situatë përballje lindje- perëndim dhe demokraci- autoritarizëm, na nxjerr si rajon konfliktual. Faktori shqiptar nuk ka pse të rreshtohet pas nacionalizimit, duhet të jetë vetëm në aleancë me perëndimin. Mitingu i i Athinës nuk i shërben qetësimit. Rusia po trazon jo pak ujëra në Ballkan. Kurti ka luajtur rol negativ në Maqedoninë e Veriut. Kurti nuk mund të mbështesë parti që rreshtohen në krah të partive nacionaliste, që nuk kanë dashur integrimin në BE. Edhe Presidentja e re eci në këtë logjik. Vajtja e  Metës në Shkup ishte shumë gabim. Gruevksi dihet që është anti perëndimor. Interesat e vogla politike të politikanëve shqiptar nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare shqiptare. Nacionalizimi është streha e fundit e burrave jo të mirë, nuk po them e maskarenjve.”, tha Kulluri.

Continue Reading

Politike

Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë

Siç duket pas sulmeve të vazhdueshme nga berishistët, edhe nga grupi i Gazment Bardhit kanë filluar kundërsulmet ndaj deputetëve të Rithemelimit. Kjo vjen pasi “bashkimit” i cili u shit si parimor dhe për të forcuar opozitën, duket se i ka dalë përfundimisht boja.

Nga grupi “Bardhi”, ka qenë deputeti Saimri Korreshi i cili e  ka sulmuar hapur deputetin Luan Baçi ndërkohë që ky i fundit në fjalimin që mbajti këtë të martë në protestën te bashkia Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj “gazbardhistëve”, duke thënë “se kanë ardhur këtej për të bërë lojë me dy porta”.

Në intervistën e tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, deputeti Korreshi është shprehur për Baçin se ditën është prift dhe natën hoxhë duke shtuar që dhe nuk i zë besë.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët ka dashur që të bëhet mik me ju, por ju e keni refuzuar?

Saimir Korreshi: Luan Baçi, një politikan që nuk i zë besë, sepse është ditën prift natën hoxhë. S’ka mundësi që burri të jetë në darkë një gjë, dhe pastaj një gjë tjetër. E them pa teklif, është ai politikan që nuk dua të kem miqësi. Disa herë nuk i kam folur, pastaj ka tentuar disa herë, pastaj nuk i fola prap

Continue Reading

Politike

Bakojanis kërcënon: Ia kam thënë Ramës disa herë, që nëse duam mund t’i përdorim shqiptarët e Greqisë…!

Takimi i Edi Ramës me shqiptarë në Athinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Lidhur me mesazhin kryesor të takimit, se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakojanis, politikane e njohur në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktuale, Kyriakos Mitsotakis.

Ajo mes rreshtave, ka “kërcënuar”, duke aluduar se Greqia mund t’i përdorë emigrantët shqiptarë kundër vendit të tyre, pasi sipas saj, Greqia ka më shumë ndikim tek ta, se sa vetë Shqipëria.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët.

Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të.

Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”,është shprehur ajo në një intervistë për ‘Sky”.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING