Connect with us

Aktualitet

Skenari i frikshëm i bllokimit të Kaliningradit

Komenti i Dritan Goxhaj në emisionin ‘Jashtë Kontrollit’ në NTV Televizion

Dritan Goxhaj – Ruset po mundohen te na thone nje gje shume te qarte, qe ne duhet te shohim filmin dhe jo fotografine. Te mos harrojme se Kaliningradi eshte territor rus i njohur nderkombetarisht nga e gjithe bota qe ne vitin 1945 dhe eshte njesoj si te sulmosh Mosken, njejte edhe Kaliningradi. Nese dikush mendon te godase apo bllokoje Kaliningradin, duhet te kete parasysh se ka sulmuar Rusine. Pra lufte totale. Kete po na thote Putini.

Gazetari Red Varaku: A ka nje skenar, sepse deklarata e presidentit Putit nuk vjen ne boshllek

Dritan Goxhaj: Deklarata e Putinit vjen pas disa deklarateve te disa gjeneraleve se Perendimi ka plane per ta bllokuar apo sulmuar Kaliningradin. Te gjitha keto jane idiotesira. Nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje ushtarak te dal me te tilla deklarata. Tani ruset po thone: ju provojeni e ne do tju sulmojme. Intervistat e gjeneraleve jane per te vene duart ne koke. Ne rast se europianet do te gabojne ne realizojne ato plane qe kane deklaruar se i kane, atehere do te hyjme ne nje lufte totale.

Advertisement