Politike
Sot seanca për heqjen e imunitetit të Berishës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ku pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për ta çuar atë drejt prangave. Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’. Nuk priten shumë surpriza, pasi socialistët do të votojnë pro kërkesës së SPAK. Po ashtu edhe Partia Demokratike ka deklaruar hapur votën pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndonëse PS dhe Enkelejd Alibeaj i dorëzuan të ndarë në Kuvend raportet që do të votohen sot, kërkesa e tyre është e njëjtë, që parlamenti t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe më pas arrestimin e tij. Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt kishin firmosur edhe padinë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi dhe të tijtë nuk morën pjesë në protestën e parë të Berishës para Kuvendit, por kanë bashkuar aksionin brenda seancave plenare duke ndezur tymëse e krijuar kaos.
Politike
Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre.
Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.
“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit. Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.
Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre. Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.
Politike
Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë”, Rama: Lufta vazhdon
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, tha se lufta ndaj korrupsionit vazhdon, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.
“Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon. Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe vrarë por nga ana tjetër ka një të vërtetë të pamohueshme.
Nëse deri dje era në favor të armikut sot era është kthyer në favor të shtetit i cili e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë në vijën e frontit.
Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit”, u shpreh Rama.
“Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në vitet e para të lirisë, deri në 2013. Shtet-bërja ecte me hapat e breshkës kurse korrupsionit si makinë. Korrupsioni është sistem paralel kancerogjen.
Kohëzgjatja e përballjes me korrupsionin ai alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërja nxitet me reforma e legjislacion të nevojshëm, mekanizma të nevojshëm institucional dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garantojnë interesat publike dhe private”, tha Rama.
Politike
Rama: Unë s’lëshoj vetëm djalin e vogël, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë para ministrave dhe grupit të deputetëve, se nuk do të bëhet mburojë as edhe një zyrtari socialist të korruptuar dhe që ka probleme me drejtësinë.
‘Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.
‘Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës.’- tha Rama.
Politike
Rama: Kush flirton me korrupsionin, nuk është as ne dhe as i yni, por tradhtar
“Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni”, ishte ky mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama përpara ministrave dhe deputetëve të grupit parlamentar.
“Kushdo që tradhton ata që na kanë besuar, kush flirton me armikun korrupsion, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, nuk është as ne as i yni dhe as nuk ka as një punë me ne. Kushdo që fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne nuk ka si të jetë në e si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes, e thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar.
Kur qëllon që një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por fakti se kemi një parazit më pak mes nesh është lajm i mirë.”
Politike
Rama “thumbon” Berishën e Metën: Klithin ditë e natë nëpër penxhere dhe bërtasin në foltore
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit të PS dhe kabinetit qeveritar duke thumbuar rivalët e tij politik, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Kreu i PS, njëherësh edhe kryeministri i vendit, u shpreh se po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një ‘hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar’.
-
Kronike21 hours ago
Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna
-
Kronike18 hours ago
‘Asaj ia digjte rrobat dhe fotografitë’/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej pa Ergysin me…
-
Kronike22 hours ago
“U kap nga kamerat e sigurisë”/ Cilat ishin lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve
-
Pinknews18 hours ago
Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen
-
Aktualitet18 hours ago
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna
-
Aktualitet21 hours ago
Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit
-
Pinknews17 hours ago
‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur
-
Pinknews21 hours ago
“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos