Connect with us

Aktualitet

Spahiu: Në rrjetën e drejtësisë do bien 3 peshq të mëdhenj, çfarë fshihet pas deklaratës së Dumanit

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar “tërmet” për të korruptuarit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Spahiu është shprehur se SPAK dhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk mbështeten nga kryeministri Edi Rama, por nga SHBA.

Madje Spahiu theksoi se Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe shtoi se dalja e tij për mediat, kishte si qëllim të bindte publikun se ishte i pavarur.

Ai shtoi se besonte se në muajin shkurt SPAK do të ndërmerrte tre goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik. Juristi Spahiu është shprehur se Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjnë PS-PD dhe PL, të cilat sipas tij janë, ata që e fundosën sistemin zgjedhor.

Sipas tij, Reforma Zgjedhore duhet të realizohet nga populli përmes një referendumi. Po ashtu, ai shtoi gjithashtu se tre partitë kryesore në vend janë të interesuara që emigrantët të mos votojnë, pasi kjo sipas tij, do të ishte fundi i tyre.

-Zoti Spahiu, kreu i SPAK nga Shkodra dha sërish sinjale se lufta kundër pandëshkushëmërisë do të vijojë, ndërsa ajo është prioritet i tij dhe institucionit që drejton. Pati diçka që të surprizoi në deklaratën e Altin Dumanit?

Ishte e pritshme dhe një deklaratë e kujdesshme. Ajo që bie në sy është objektivi në të cilën Dumani i ka vendosur vetes, duket që ai po synon të krijoj një profil të pavarur në raport të politikës. Identifikon edhe disa problematika që njerëzit nuk i dinë, ka një pritshmëri më të lartë sesa kapacitet që ka prokuroria.

Nuk është SPAK çeli magjik që të zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet në Shqipëri, pra duhet të jetë selektiv në ato që trajton, duhet kualitet i procedimeve dhe të përmbush pritshmëritë për ata që kanë qenë të pandëshkueshëm deri dje. Mendoj se do ketë një goditje treshe, me një gur do vriten 3 zogj. Sot SPAK ka zbarkuar në zyrat e Bashkisë së Tiranës që nënkuptim se mund të zgjerohet hetimi dhe mesazhi që u dha për Metën. Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës.

-Çfarë parashikon që do të ndodh në shkurt?

Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Mendoj se që vet SPAK e ndjen që është një institucion i besueshëm tani dhe mund të jenë ndërkombëtarët ja kërkojnë që ata të dalin në publik. Mbrojtja më e mirë që mund të marr SPAK është media dhe publiku. Situata ka ndryshuar, deri dje këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues.

Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është shumë pozitive që edhe ata po shfaqin një tjetër anë të medaljes, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështira. Në thelbin e vet në të gjithë daljen që ka bërë Dumani, ka qenë të bindë publikun se ky SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Edi Ramës. Altin Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe anasjelltas. Janë disa pushtete antagoniste në këtë moment, që i shërbejnë publikut dhe pavarësisë. Pra unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Ramës, por nga SHBA.

-Sa i përket Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri tha se opozita është duke u zënë për një karrige. Keni një koment?

Për një karrige po zihen të treja palët. Në fakt për një karrige po zihen të treja palët. Kjo është fatkeqësia më e madhe që ndodh me situatën politike. Për turpin e vetë reformën duan ta bëjnë ata që e kanë fundosur sistemin elektoral. Nuk mundet ta reformojnë ata që e kanë konsumuar. Nuk mundet të japin alternativa të reja ata që e kanë fundosur sistemin elektoral.

Të vetmit që nuk mund të bëjnë reformë zgjedhore në Shqipëri janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ne duam një reformë zgjedhore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kërkon të bëjë reformë zgjedhore çdo 4 vite. PD a ishte në pushtet, ajo e ka katandisur kështu. Çfarë do bëjë PS, kur ka penguar që të hyjnë parti të reja. ne jemi shtet që kemi më shumë emigracion dhe nuk i njihet vota e atij populli që jeton në emigracion. Reformën zgjedhore mund ta realizojë vetëm populli përmes një referendumi. Vetëm populli mund të sjellë ndryshim.

-Ndërkohë të ndalemi pak tek sporti. Thuhet se tifozët shqiptarë nuk po arrijnë dot që të sigurojnë një biletë për të mbështetur flamurin e tyre. Kaq shumë kërkesa mund të ketë pasur?

Kemi të bëjmë me një padrejtësi që i bëhet tifozëve. Sepse janë bërë 500 aplikime dhe kanë qenë negative. Shqiptarët duhet të kuptojnë se FIFA dhe EUFA janë dy organizime mafioze planetare ku janë të lidhura interesat e gjithë oligarkëve të Evropës. Një pjesë e këtij organizimi mafioz janë edhe tregtimi i biletave të cilat do të shiten me çmim 10-fish apo edhe 100-fish. Ajo që ne kemi gabuar dhe janë rrëzuar aplikimet e tifozëve shqiptar është se kemi aplikuar si tifozë shqiptarë.

Nëse do të kishin aplikuat si tifozë gjermanë ne do e kishim siguruar biletën. Pra prioriteti i UEFA-s kanë qenë tifozët gjermanë dhe banorët në qytetet përkatëse. Do ketë edhe një raund tjetër që do jetë më i kufizuar dhe ata që do tentojnë të aplikojnë të mos aplikojnë si tifoz shqiptar. Kemi proceduar gabim, duke humbur mundësinë e parë dhe shpresojmë që ta rregullojmë me një truk duke aplikuar si tifoz gjerman.

Aktualitet

“Buzëderri” u arrestua sërish për një arsye të fortë, e zbulon Artan Hoxha

Sokol Sinomataj u arrestua sërish pasi la qelinë duke përfituar nga amnistia, pasi liria e tij cenonte rendin dhe sigurinë në qytetin e Vlorës, sipas gazetarit Artan Hoxha.

I ftuar në “Top Talk”, Hoxha u shpreh se ndalimi i “Buzëderrit” tregon një moskoordinim mes institucioneve.

“Sokol Sinomataj erdhi në Shqipëri me ekstradim, nuk ka ardhur vetë. Ka qenë në burg në Belgjikë, ka qenë i arrestuar në Itali. Ka ikur nga Italia në Belgjikë, është arrestuar, është futur në burg dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin këtu. Unë di që ai ka qenë në burg në Itali.

Këtë vendimin e ri që ka dalë, i cili mund të ketë marrë formë të prerë gjatë kësaj kohe që ai ka qenë në burg apo ka qenë i lirë në Belgjikë. Në fakt, kjo tregon një moskoordinim mes institucioneve, sepse në kartelën penale të këtij personi, janë shënuar të gjitha dënimet ndaj tij, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Sepse që t’u ketë ardhur ky vendimi në momentin që ai doli, unë këtë s’e besoj, pra e kanë pasur atë vendim”, tha ai.

Sinomataj, të cilit pak muaj më parë I vranë djalit, do të shkaktonte shumë probleme në Vlorë, tha Hoxha.

“Në momentin që ai ka përfituar nga amnistia dhe ka shkuar në banesë, menjëherë policia ka shkuar dhe e ka kapur. Tani, dalja e Sinomatajt shkaktonte shumë probleme në Vlorë, prishte shumë ekuilibra për rendin dhe sigurinë. I kanë vrarë djalin në ballkon me snajper. Dhe autorët nuk janë zbuluar ende. Ajo ngjarje nuk është shuar, prushi është aty, thjesht e ka mbuluar hiri, në çdo moment mund të shpërthejë.

Më vëllain e Sokol Sinomataj dhe vetë Sinomatajn e motivuar se i kanë vrarë djalin, situate në Vlorë mund të bëhej shumë shpërthyese nga momenti në moment. Mesa duket, autoritetet kanë përdorur edhe këtë marifet. Kanë gjetur atë dënimin dhe kanë shkuar ia kanë paraqitur”, u shpreh Hoxha.

Liria për Sikol Sinomatajn zgjati vetëm 12 orë! Ai u vu në pranga tyë enjten, një ditë u lirua dje nga burgu, ku përfitoi nga amnistia.

Në një sqarim të policisë, thuhet se ai i arrestua për llogari të Italisë, pasi rezulton i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafik ilegal i emigrantëve”.

Sinomati, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

Continue Reading

Aktualitet

Spahiu ironizon: Protesta e shoferëve të taksive, më e madhe se opozita para bashkisë

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Spahiu tha se për fat të keq protestuesit e opozitës nuk kanë kauzën e duhur as për të ndejtur një orë më shumë në protestë, pasi opozita nuk ka një kauzë të sajën.

Spahiu tha se edhe protesta e shoqatës së shoferëve ka qenë me e shumtë në numër dhe ka frymëzuar më shumë se protesta e opozitës ditën e sotme në derën e bashkisë.

“U kërkua që protesta të zgjaste 8 orë por për fat të keq opozita nuk gjen njerëz të cilët janë të gatshëm që të rezistojnë 8 orë pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe ata 300 apo 500 apo 1000 persona, për ata të cilët do duan ta fryjnë si pjesëmarrje, edhe ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë një orë për të qëndruar aty.

Arsyeja pse u shpërndanë është se 200 do shkonin të pinin kafe, 200 do shkonin të hanin sandviç, që këtu bie serioziteti i kauzës që ata kanë zgjedhur apo i motivit që ata shpresojnë të ngrenë në Tiranë. Tirana ka 1 milionë banorë dhe ata 500 veta treçereku vijnë nga rrethet, sepse në Tiranë e kanë të pamundur të mbledhin qoftë 100 veta.

Ç’është e vërteta opozita këtë kauz ja ka marrë Altin Dumanit, e ka të bëjë shumë nëse je kopje apo origjinal. Origjinali i kauzës ka autorësinë e SPAK dhe të BKH-së. Këto dy institucione kanë çuar në burg zyrtarët më të lartë.

Këta të tjerët kanë kopja që duan të përfitojnë në imazhin publik, në lidhje me protestën. Nëse ju shikoni protestat e shoqatës së shoferëve të taksive është absolutisht 100 herë më e madhe se protesta e opozitës së skaduar. Shoferët e taksive janë më serioz më të besueshëm e më popullor se kjo opozitë në Shqipëri”,-tha Kreshnik Spahiu

Continue Reading

Aktualitet

Spahiu: Rama gaboi që reagoi, sepse në Europë askush s’shikon më RAI 3

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri Edi Rama gaboi që reagoi pas dokumentarit të publikuar nga RAI 3 në Itali, i cili “godiste” sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin dhe marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.

Në një lidhje për Euronews Albania, Spahiu tha se në Europë dhe Shqipëri pothuajse askush nuk e shikon më RAI-n dhe sipas tij, nëse Rama nuk do të kishte reaguar, nuk do të ishte kaq e madhe kjo çështje.

Ai tha gjithashtu se Rama mund të ketë reaguar për qëllime të tjera, për të marrë më shumë mbështetje nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, që sipas Spahiut, ishte edhe shënjestra e sulmit të RAI-t.

“Mua Rama më është dukur i çuditshëm për një gjë. Dhe unë do i bëj një pyetje shikuesve. Nëse Rama nuk do i ishte përgjigjur drejtorit të RAI-t, a do e merrte vesh populli që ka pasur një emision në RAI? Sot në Shqipëri as 0.01 % e ndjekin RAI-n. Rai 3 në Shqipëri sot nuk ka asnjë audiencë.

Rama ka bërë një lojë, ka një qëllim të tijin për të shkëputur vëmendjen, për të marrë më mbështetje politike te Meloni dhe u fut në replikë me RAI-n. Se në të vërtetë RAI nuk kishte qëllim të godiste Ramën, por Melonin, e cila është treguar shumë e mençur, nuk ka reaguar fare lidhur me këtë çështje.

Justifikimi i drejtuesve të RAI-t ishte që vetëm drejtuesit rusë dhe kryeministri shqiptar kanë reaguar ndaj RAIT. E vërtetë sepse vetëm shqiptarët dhe rusët impresionohen nga RAI. Nëse Rai do të bëjë një emision për Gjermaninë, nuk i intereson askujt. Po të kishte heshtur Rama, opozita do të thoshte pse nuk reagon Rama ndaj akuzave të RAI-t. Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha Spahiu.

Continue Reading

Aktualitet

Policia e Veliajt arreston 2 protestues, hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës

Policia ka ndaluar dy persona të cilët morën pjesë në protestën para Bashkisë Tiranë, në datat 11 dhe 19 prill, ku kërkonin dorëheqjen dhe marrjen si të pandehur nga SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive “5D’.

Sipas njoftimit, Lulzim Nela dhe Ahmet Maja kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Continue Reading

Aktualitet

Fermeri me kastravec në dorë thirrje Ramës: Ja ku e ke…

Fermeri Ilir Malka nga fshati Suk i Roskovecit ka deklaruarse ishte sot brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak gjatë miratimit të ndërtimit të termocentralit. Malka tha se me kënaqësinë më të madhe të gjithë anëtarët e majtë të Këshillit, ngritën dorën të urdhëruar nga kryetarja e Bashkisë, për miratimin e ndërtimit të termocentaralit në fshatin e tij.

Fermeri iu drejtua dhe kryeministrit Rama kur thoshte: “Kjo është Toscana e tij, ja këtu e ka Toscana-n”.

Bashkia Roskovec ka vendosur për të miratojë ndërtimin e Termocentralit në zonën bujqësore, të Suk 1. Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i ri.

Ditën e diel banorët dolën në protestë duke e kundërshtuar ndërtimin e termocentrali duke e cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera.

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë. Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING