Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Jo vetëm Kurti – Kritikohet ashpër Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxitur reagime të shumta në vend pas “kërcënimeve” se pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën mund të bënte të vdekur dialogun Kosovë – Serbi. Deklarimet e shefes së shtetit ndaj paralajmërimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron, janë vlerësuar si jo serioze. Përfaqësuesit e opozitës dhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se Kosova nuk mund ta kushtëzojë BE-në për asgjë. Zyrtari i lartë i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar paralajmërimin e presidentit francez Emmanuel Marcon për mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për kosovarët. Ai ka bërë me dije se ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e këtij paralajmërimi nuk probleme serioze. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kërcënimet e ndryshme të Kosovës ndaj këtij paralajmërimi nuk bëjnë punë. “Ata që nuk e kuptojnë sa serioz mund të jetë paralajmërimi i presidentit Makcron për rrezikun e rishikimit të vizave, nëse tregohemi të papërgjegjshëm në zbatimin e obligimeve që kemi marrë, e kanë një problem serioz në mendjen e tyre! Kërcënimet nuk bëjnë punë, veç mund të kenë efekt të kundërt!”, ka shkruar Nitaj. Edhe zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka thënë se qëndrimi i presidentes nuk duhet ta befasoj askënd. Sipas tij, ajo asnjëherë deri me tani nuk ka treguar pjekuri shtetërore.

Advertisement