Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kosova, e vetme në luftë

Partitë opozitare janë shprehur të shqetësuar me takimin që po zhvillohet sot në Bruksel në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq. Në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor, zyrtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen ndaj dialogut me Serbinë. Ata kanë bërë me dije se në këtë takim Kosova do të jetë e sanksionuar dhe pjesë e menysë. Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjet në veri, të cilat janë çështje të brendshme të Kosovës. “Gjendja nuk është e zakonshme, gjendja është e jashtëzakonshme. Dhe unë prita që shumica do të thotë diçka se çfarë po ndodh në Bruksel. Me lejoni të them z. Kurti ka ardhur në qeveri me premtimin që e ka marrë barrën e dialogut dhe të një marrëdhënie të vështir me Serbinë dhe do ta zgjidh këtë temë më mirë se në kohen tonë. Ka thënë se do të ketë dialog jo për Kosovën, por do të këtë dialog me Kosovën. Kosova nuk do të jetë një temë në mënyrë, por Kosova do të jetë një palë në tavolinë. Dua të u them që sot Kosova është pjesë e menysë dhe faqja e fundit e menysë. Dhe tema kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri. Ne diskutojmë në Bruksel për atë se si të mbahen zgjedhjet në veri”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka bërë me dije se sot Kosova nuk ka fare komunikim me aleatët perëndimor

Advertisement