Aktualitet
SPECIALE l Marrëveshje të njëjta – avazi i vjetër/ A do pranojë Serbia normalizim me Kosovën?
Për Qeverinë e Kosovës, Serbia po vazhdon “avazin e vjetër” të “shkeljeve të njëpasnjëshme” të marrëveshjeve të dakorduara. “Ajo vazhdon të dëshmojë se nuk është palë që i respekton parimet e mirëbesimit dhe, në të njëjtën kohë, ofendon dhe shpërfill angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve”. Reagimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë pason përpjekjet e deklaruara të Serbisë për të “ndaluar procedurën” e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto paralajmërime u bënë më 18 prill, para nisjes së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për në selinë e kësaj organizate ndërkombëtare në Strasburg. Një veprim i tillë, megjithatë, bie ndesh me një marrëveshje ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia kanë arritur më 27 shkurt. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve – zbatimin e së cilës Prishtina dh Beogradi e kanë pranuar në mars – parasheh, mes tjerash, që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Garantues i kësaj marrëveshjeje është Bashkimi Evropian dhe ajo ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara. Prej se ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Kosova bën përpjekje për t’u anëtarësuar në organizata dhe institucione ndërkombëtare – gjë të cilën Serbia e kundërshton me mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës. Për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka paraqitur kërkesë në maj të vitit 2022. Votimi për këtë ende nuk është futur në rend dite. Para nisjes për në Strasburg, ku u shënua njëzet