Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Macron mbetet “vetëm”/ “Kosova do përjashtohet nga vizat”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron javën e kaluar bëri bujë me një deklaratë të tij ku la të kuptohet se Parisi dhe Berlini mund ta rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, nëse kjo e fundit nuk vepron me përgjegjësi sa i përket destabilizimit të situatës në veri. Megjithatë, mediumi “Euroactiv” merr vesh se Gjermania do t’i përmbahet afatit kohor nga 1 janari 2024, një ndryshim ky në qëndrim me palën franceze. Një proces i cili është vonuar për vite, mund të marrë fund dhe qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i vitit 2024. Kjo pasi shtetet anëtare votuan pro një vendimi të tillë. Pak muaj pas tensioneve në veri të vendit, po kërkohet me urgjencë zbatimi i marrëveshjeve të arritura. Presidenti francez kërkoi nga të dyja palët rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sa më parë. Ai madje, përmendi edhe pasoja për të dy shtetet nëse nuk veprojnë me përgjegjësi. Macron ka përmendur çështjen e vizave dhe çështje të tjera ekonomike si zotime që mund të rishikohen. “Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë Macron.

Advertisement