Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Zilja ra/ SHBA dhe Gjermania, masa të forta për dialogun

Kanë mbetur edhe dy ditë nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Para takimit që do të mbahet më 14 shtator, Kurti ka biseduar me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa ka pasur një takim edhe me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth. Çka u fol mes tyre? Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht është takuar të martën me me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth në Kosovë. Në takimin mes tyre është biseduar edhe për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit më 14 shtator në Bruksel. “Gjatë bisedës u diskutua rreth reformave të Qeverisë, situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave, si dhe për rrugëtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Ndërsa, gjermani Michael Roth në rrjetin e tij social X, ka thënë se Kurti duhet ta pranojë që e ardhmja është multietnike dhe se duhet të ketë përparim mes Kosovës dhe Serbisë “Më në fund kemi nevojë për një përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit kryeministër Albin Kurti për angazhimin e qartë ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave europiane. E ardhmja e kufijve të sigurt është multietnike. Duhet ta pranosh edhe këtë.” – ka shkruar ai.

Advertisement