Aktualitet
Standard elitar/ Komanda Operacionale e NATO-s vlerëson Forcat Speciale të Shqipërisë
Komanda e Forcave Speciale Operacionale të NATO-s ka vlerësuar Forcat e Operacioneve Speciale të Shqipërisë për profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre në përmbushjen e misioneve, si brenda vendit ashtu edhe në kuadër të Aleancës.
Në një postim, SOFCOM thekson standardin e lartë dhe performancën e trupave shqiptare në kushte të vështira operacionale, duke i cilësuar ato si një forcë të besueshme dhe të përgatitur për çdo sfidë.
“Standard elitar. Saktësi e pakrahasueshme. Kontroll nën stres ekstrem. Forcat e Operacioneve Speciale të Shqipërisë ofrojnë ekzekutim të disiplinuar në mjediset më të kërkuara – në vend dhe përkrah Aleatëve. Gati. Të aftë. Të besuar,” thuhet në reagim.
Në vijim, theksohet edhe roli i këtyre forcave në forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe në kontributin për sigurinë kolektive të Aleancës Atlantike.
“Përforcimi i mbrojtjes kombëtare. Kontribuimi në forcën kolektive të NATO-s,” përfundon postimi i SOFCOM.