Connect with us

Politike

Sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK/ Vjen reagimi i fortë nga BE: Të papranueshme

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ndaj sulmeve të Ilir Metës për drejtuesin e SPAK.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si  papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.

Politike

Veliaj në SPAK/ Ish-kryeprokurorja zbulon se për cilat çështje hetimore do të pyetet

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka komentuar vizitën e Erion Veliajt në SPAK.

Imeraj theksoi se nuk përjashtohet mundësia që Veliaj të pyetet për një sërë çështjesh hetimore, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për dosjen “5D”.

Elizabeta Imeraj: “Veliaj është thirrur për të parë shkalljen e përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. Është proces normal.

Ndoshta po merret në pyetje për një sërë procesesh hetimore. Thirrja është nga Prokuroria dhe nuk është shkuarje me vullnet të lire”.

Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Ironizon Korreshi: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar thirrje e kryebashkiakut Veliaj në SPAK dhe “përplasjen” me anëtarët e PD-së që ishin jashtë godinës.

Korreshi u shpreh se më në fund ka ardhur koha që të pyeten persona në pozitat e Veliajt, ndërsa nuk ka kursyer edhe ironitë, ku tha se erdhi koha që të gjithë shkojnë te dhoma e rrëfimit.

“Kolegët e mi nuk duhet t’i thonin hajdut, por zoti hajdut sepse nuk e kanë atë konfidencë. Më në fund erdhi radha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Por aty nuk falen kollaj gjynahet”, tha ai.

Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi që drejtuesi i institucionit të mos ketë dijeni mbi faktin se ku kanë përfunduar paratë.

“Për mua SPAK e kap lepurin me qerre. I vetmi institucion që mund të zhbëjë hallkat mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Krim i organizuar është edhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve në mënyrë institucionale”, tha ai.

Continue Reading

Politike

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”, Veliaj mesazh të ‘koduar’ para se të shkonte në SPAK?!

Mbrëmë, mediat pranë opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e gazetarë që njihen për sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të komentuar vajtjen e tij në SPAK ditën e sotme.

Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.

Continue Reading

Politike

“Meta akuzon Monikën si bashkëpunëtore të SPAK”

Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se për të analizuar atë çfarë ndodhi në Konventë nuk është se kërkon një analizë shumë të detajuar sepse situata është mjaft e qartë dhe e thjeshtë për ta kuptuar.

Ilir Meta shpalli armiq të gjithë ata që kanë dëshmuar në SPAK duke filluar që nga Monika Kryemadhi, pasi dyshon se të gjithë e kanë tradhtuar dhe janë bashkëpunëtorë të SPAK-ut.

“Bëjmë gabim në analiza kur flasim për politikë të stërholluar, sepse çdo simptome do i gjejmë shkakun. Pse ka nisur çarja Meta- Kryemadhi? Ajo  ka nisur nga SPAK. Të gjithë që janë pyetur nga SPAK dhe shumë mesa di kanë thënë të vërtetën, të gjithë u shpallën armiq. Telefoni që u gjet në shtëpinë e mamasë së Monikës ku janë biseda ndër vite. Elona Guri armike se është thirrur në SPAK, Monika po ashtu, Brahimllari armik se ka qenë në SPAK, Luan Rama armik se është thirrur në SPAK etj. Nuk e kuptoj se çfarë opozite do të bëj Meta? Që kur është futur në arrest shtëpie Berisha, Meta ka mbajtur distancë. Por gjërat qartazi ecin paralel me SPAK. Kanë informacione ata se çfarë ndodh në SPAK. Meta kujtohet që këtë distancë ta shuajë menjëherë sepse e mendon se SPAK i është afruar. Këndon këngë për Berishën poshtë ballkonit, ai nuk i përmend as emrin.”, tha Hoxha.

Continue Reading

Politike

A ka Meta informatorë në SPAK? Myslim Murrizi zbulon emrin

Ish- deputeti i PD, Myslym Murrizi foli në lidhje me zhvillimet politike të vendit dhe kryesisht për atë që po ndodh me Partinë e Lirisë dhe tashmë presidentin e saj, Ilir Meta.

Murrizi e cilësoi kreun e PL si një enverist që është në betejë me Ramën për të marrë ithtarët komunistë. Por kur pyetet se si një enverist nuk “ngurojnë të veshë bluzën “Free Berisha” dhe të mbështesë liderin e opozitës”, ai thotë se “hipokrizia është gjellë që hahet me orekse. Këta e hanë me garuzhde, për një karrige të qelbët të shtetit dhe pushtetit”.

Ish- deputeti nuk e beson “luftën ndaj depozitimit” që Meta ka shpallur në partinë e tij.

“Nuk është e vërtetë, njerëz që ndajnë 8 orë krevatin së bashku, prindër të 3 fëmijëve, të jenë kaq shumë të mosmarrur vesh për hatër të parimeve për këtë mender demokraci që jetojnë shqiptarët 34 vite. Ky është një teatër, jo të gjithë mund të na fyejnë injorancën me këto veprime. Nuk e besoj faktin që Monika është tërhequr.

As shqiptarët nuk e besojnë. Nuk do tërhiqet sepse politika është ves. (…) Atë që ndodhi që ndodhi do të quaja një taktikë elektorale politike brenda subjektit për të ngritur adrenalinën e militantëve, për të thënë që këtu po bëhet një gjë e madhe”.

Përsa i përket marrëdhënies së Ilir Metës me SPAK-un, Murrizi tha se nuk është çudi që ai të ketë informatorët e tij brenda këtij institucioni.

Në një institucion me 18 prokurorë dhe 17 agjentë të BKH, nuk është çudi që të marrësh informacion. Për shembull, keni dëgjuar ndonjëherë Metën ta zërë me gojë Arben Krajën.

Asnjëherë! E ka pas vartës. Kur ishte Kryeministër, e ka pas atje. Pasi iku nga nënkryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Mustafa Kërçuku vajti shefi ia anti-korrupsionit dhe këshilltar e jurist i tij”, tha Murrizi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING