Aktualitet
Temperatura të larta? Parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot vendi ynë do të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i kthjellët. Gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira të lehta kalimtare, të cilat do të bëhen më të dendura në relievet malore të lindjes dhe në malësitë e jugut.
Pikërisht në zonën jugore, këto vranësira pritet të sjellin reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke u fuqizuar përkohësisht deri në 14 m/s përgjatë bregdetit dhe luginave. Deti Adriatik dhe Jon do të kenë një valëzim të forcës 2 deri në 4 ballë.