Connect with us

Kronike

Tentoi të parakalonte furgonin, makina përplas për vdekje të riun

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, me pasojë vdekjen e një personi.

Raportohet se një makinë ka tentuar të parakalojë por është përplasur fillimisht me një furgon që transportonte disa turistë polakë dhe ka dalë nga rruga.

Gjatë aksidentit, njëra prej makinave ka përplasur një bari të zonës që ndodhej buzë rrugës, duke i shkaktuar vdekjen.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Advertisement

TRENDING