Connect with us

Pinknews

“Ti nuk je nënë në këtë shtëpi”, debati mes Kristit dhe Oltës

Pas spektaklit të së martës, kur banorët u ulën të gjithë në oborr për të darkuar, një debat i nxehtë nisi mes Oltës dhe Kristit, kjo pasi ky i fundit i tha Oltës se ajo nuk është nënë në këtë shtëpi.

Kristi u shpreh se Olta nuk ka treguar asnjë element harmonie, që sipas tij, është baza e të qenurit nënë. Ai shtoi se nuk e ka parë ndonjëherë Oltën të përhapë harmoni në shtëpi, të qeshë apo të gëzojë dhe sipas tij, deri në këtë pikë të lojës, ajo ka mbërritur me atë karakter që ka.

Olta u prek shumë nga fjalët e Kristit dhe i tha atij, se fakti që ajo nuk e tregon shumë anën e saj të ndjeshmërisë nuk do të thotë që nuk është nënë. Ajo shtoi se kur Luizi ishte sëmurë e ndjeu t’i qëndronte atij pranë dhe aty tregoi instiktin e nënës.

Ky debat u pasua me të tjera diskutime gjatë javës, lidhur me këtë temë e jo vetëm. E gjithë java e “zuri” Oltën dhe Kristin duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Olta: Më vjen keq që Kristi më preku te pika e dobët.

Kristi: Unë atë debat e bëra shumë seriozisht dhe ti reagon ashtu?

Olta: Më vjen keq që përdori elementin, se sa nënë jam unë në këtë shtëpi, për të forcuar dinamikën e lojës së tij. Unë i thash më kërko falje, ai më tha absolutisht jo. Është shumë turp që krijon një dinamikë të tillë, vetëm se je në nominim.

Kristi: Këtë nuk e ka lënduar asgjë.

Olta: Kristi më thotë që unë nuk kam shfaqur asnjë element si nënë.

Kristi: U viktimizove Olta, sapo e bërë tani.

Olta: Unë vajta e kapa Kristin dhe i thash të lutem më kërko falje. Unë u preka, nuk ma tregoni dot ju ndjeshmërinë.

Luizi: A je prek? Ti e shfrytëzove të gjithë atë situatë.

Olta: Unë isha pasive në të gjithë atë histori. I thash Kristit më kërko falje. Kjo është një temë shumë delikate.

Kristi: Olta e ka bazuar lojën e saj vetëm te manipulimet, unë dua ta shoh në pozita të tjera. Përshembull të mbajë një lloj balance në shtëpi, apo të japë harmoni në shtëpi.

Olta: Kristi e bën këtë diskutim për të krijuar dinamika. Është shumë e turpshme.

Dea: Unë mendoj se Olta dhe Kristi duhet ta zgjidhin këtë bisedë me tone të ulta. U bë situata shumë e madhe pa qenë nevoja.

Elvisi: Pavarësisht se si është biseda mes tyre, A ka mundësi ta pyesim tjetrin se çfarë kishte në mendje?

Olta: Kristi mu përgjigj në mënyrë shumë arrogante, kur unë i thash që të më kërkoje falje. Kishin kaluar tre orë dhe prandaj nisa të qeshja. “Do e shkatrrëoj” ishte batutë. Ne e përdorim shumë shpesh në shtëpi. Unë kisha ardhur e shkatërruar aty, qava me Maestron te lavanderia.

Kristi: Nuk ka nevojë të viktimizohesh.

Olta: Nuk është viktimizim. Gjendja ishte ndryshe kur bëra batutën me Maestron.

Arbër: Më vjen keq për marrëdhënien që është krijuar mes tyre. I kam parë në shumë momente që kanë krijuar debate. Kemi të bëjmë me një nënë, jam munduar të tregohem i kujdesshëm me komentet. Është përtej lojës, kur bëjmë të tilla komente. Mendoj që sjellja e Kristit brenda shtëpisë, ka rënë në dukje si diçka e jashtëzakonshme, sepse ashtu ka dashur Kristi. Sjellja e Kristit është normale. Ky është realiteti. Më vjen keq që nuk të jap dot të drejtë këtu Krist. Nuk mendoj se ti je një element që ke shërbyer në harmoninë e shtëpisë.

Zhaklin: E shikoj të përsëritur debatin Olta-Kristi. Ata vënë në dukje debatet për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Mesazhi që Kristi ka dashur t’i tregojë Oltës ka qenë që të jetë më e dashur apo më e qeshur. Olta nuk ka hyrë si nënë në shtëpi. Ka hyrë si Olta Gixhari. Ajo nënën e bën në shtëpi me djalin dhe familjen e saj. Ajo aty ka hyrë si zonjë, për të zhvilluar anën e saj profesionale. Nuk bëhet më e mirë, nëse ajo e tregon apo jo mëmësinë. Është çështje personale. Ti Kristi përdore një element që nuk kanë të bëjnë fare me këto që unë rëndita. Nuk e bën atë një njeri të mirë apo më të keq, nëse tregon anën e mëmësisë.

Kristi: Të themi që Olta është njeri i bukur këtu brenda, nuk e themi dot.

Zhaklin: Ajo nuk është futur si mama, por si Olta Gixhari.

Kristi: Nëse Olta do jetë më harmonike, do ishte më bukur. Ajo ka bërë gjëra, që ka ndikuar në balancat e mia në shtëpi, në marrëdhënie me të tjerët. Ka tentuar më shumë të shkatërrojë balanca se sa të rregullojë.

Olta: Me Maestron i ke prishur vetë balanca.

Kristi: Ti ke bërë komente negative për mua.

Olta: Më thuaj një koment.

Kristi: Pse rri me këtë, pse rri me atë. Kjo ndikon.

Olta: Kur t’i prisha unë ty balancat me Maestron?  Nga marrëdhënia jonë, jam larguar unë. Ti ke ardhur disa herë të më thojë që pse nuk rri me mua.

Kristi: Ti ike, ke ikur gjithmonë.

Olta: Po, pra të lash.

Pinknews

‘Kisha prerë biletat e avionit për të…’/ Biseda Meriton-Franceska nxjerr në pah planet e modelet përpara se të hynte në shtëpi

Me afrimin e finales së BB Vip, banoret kanë filluar të shprehin anën e tyre më të mirë.

 

Kështu duket e nga biseda mes Meritonit dhe Franceskës, e cila kjo e fundit u shpreh se përpara se të bëhej konkurrente, kishte prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris me shoqet e saj në fund të marsit, pasi mendonte se nuk do qëndronte dot më shumë sesa 1 muaj në garë.

E pyetur nga Meritoni se përse mendonte ashtu, modelja u shpreh se për faktin që hyri në shtëpi me vonesë do e penalizonte atë, por ka mbërritur shumë më tepër.

Përsa i përket finalistëve të radhës, Franceska tha se 100% do jenë Meritoni e Egla. Nëse do të kishte hapësirë e për një të tretë, ajo do ishte Heidi, për shkak se është çift me Romeon, e publiku nuk do dëshironte që t’i ndante ata në finale.

Sipas modeles, e gjithë kjo për të është një fitore e jo një humbje.

Pjesë nga biseda:

Franceska: Nuk e kam pritur kurrë që te jem këtu ku jam sot. Këtë e them sinqerisht.

Meritoni: Ke menduar se do të dilje më herët?

Franceska: Shumë më herët. Maksimumi 1 muaj, saqë kisha prerë biletat për të shkuar në pushime me shoqet. Kisha prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris në fund të marsit. U thashë gocave që nëse nuk dal deri në fund të marsit, shtyjni biletat për në fillim të prillit, se në prill 100% unë do jem jashtë.

Meritoni: Përse?

Franceska: Nuk e di pse, fakti që ndoshta kam hyrë me vonesë, e dija që do të ishte shumë e vështirë…Fakti që kam arritur deri këtu, ka kaluar pritshmëritë e mia, e jam shumë e lumtur, për çdo gjë. Ndaj ditët e mia të fundit në shtëpi dua t’i shijoj.

Meritoni: Mendon se nuk do e arrish finalen?

Franceska: Për mua të mendoj finale është një gjë shumë e madhe, pavarësisht se dëshira ime më e madhe do ishte që të arrija finale, si çdo njeri tjetër. Por mendoj se ti(Meritoni) dhe Egla jeni 100% finalistë, e mendoj se lufta për vendin e fundit, nëse janë 3 vende, është midis meje dhe Heidit. E duke ditur, besoj se publiku ka një simpati për çiftin, ndoshta nuk duan t’i ndajnë, e automatikisht Heidi merr një gjë më shumë sesa unë… Por jam OK me këtë gjë, jam në paqe. Thjesht po zgjedh të mendoj se do dal të shtunën e do shkoj tek fëmija im. Edhe nëse konsiderohet një humbje, për mua është prap fitore.

Meritoni: Vet fakti që, ke prerë biletat akoma pa hyrë, ti ke fituar shumë me veten.

Franceska: Kam fituar shumë me veten

Continue Reading

Pinknews

“Kastravecin e ke blerë…”/ E veshur si gjyshe Françeska shkakton të qeshura te banorët

Këto ditë të fundit duket se banorët i kanë lënë debatet dhe po mundohet t’i shijojnë sa më shumë momentet. Françeska është shprehur se nuk do të luftojë me askënd për në finale dhe ditën e sotme ka habitur teksa është maskuar si një e moshuar e ka shkuar te banorët e tjerë në oborr duke krijuar situata komike, ku mabnte në xhep edhe një kastravec.

Françeska: Pse ziheni të keqen nona ca keni të keqen nona, nona ju shikon nga Tv jeni shumë të mirë unë fle me ju zgjohem me ju

Juli: Kastravecin e ke blerë sot

Françeska: E kam sjellë nga baçja e shtëpisë

Continue Reading

Pinknews

“Për mua Heidi Baci bëri një gabim”/ Juli nxjerr zbuluar banoren

Teksa bisedonin të vetëm në oborr, Juli dhe Egla kanë kujtuar situatën e letrës së Gracianos, ku disa nga banorët qeshën teksa ai po e lexonte dhe kjo gjë e preku shumë atë. Juli u shpreh se Egla dhe Françeska donin të dilnin si njerëz të mirë dhe se Heidi bëri gabim që qeshi dhe stimuloi edhe të tjerët.

Egal: Në qoftë se ishin njerëz të mirë a si më quan mua dhe Françeskën as ju nuk do kishit qeshur

Juli: Nuk ishte situatë normale për mua Heidi Baci bëri një gabim por ai, Graciano që eshtë një shfrytëzues tipik situatash ai vetë nuk e shfrytëzoi situatën sepse u ofendua prej vërteti e hidhet Françeska

Continue Reading

Pinknews

‘Është analfabet…’/ Ish-fituesi BBVA: Traumë e madhe e shoqërisë nëse fiton Romeo

Ish-fituesi i të njëjtit format por pa “VIP-a”,Anaid Kaloti është shumë aktiv në rrjete sociale dhe intervista rreth BBVA3.

Përballë gazetarit Blendi Salaj,Anaidi u shpreh se do të ishte traumë e madhe për shqiptarët nëse fitonte Romeo Veshaj këtë edicion të BBVA3.

“Do të ishte traumë e madhe e shoqërisë nëse do ta fitonte Big Brother Romeo”
Blendi:”Pse?!”Sepse unë mendoj që në profesionin që është së pari,duhet të dijë të lexojë,më kupton për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës le të themi,më bën të mendoj që nuk meriton ta fitojë atë lojë.

Domethënë nëse Romeo do ta fitonte,shumë njerëz nga Bigu kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit.” U shpreh anaidi.

Continue Reading

Pinknews

‘Mori vendimin drastik dhe u hodh me fëmijë’/ Egla Ceno nxjerr bllof produksionin e ‘BBV’

Nuk është hera e parë! Egla Ceno ka nxjerrë sërish zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo në një bisedë me Julin komenton ngjarjen e rëndë të vetëflijimit në lumin Buna të nënës me tre fëmijët, rasti i Alma Arrazit që tronditi mbarë opinionin publik dhe u bë kryefjalë në media.

Ndonëse në rregulloren “e rreptë” të Vëllait të Madh, asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën dhe vë totalisht në dyshim transparencën e produksionit. Banorët mesa duket janë informuar për rastin si gjithë qytetarët e tjerë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.

Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING