Connect with us

Kronike

Trafik ndërkombëtarë i drogës, arrestohet në Turqi efektivi i Rrugores

Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar në Turqi pasi u kap me drogë. Mësohet se në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri së bashku me një person tjetër që e shoqëronte Kujtim Çeliku, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Bicerri ka marrë leje nga puna më datën 5 tetor dhe ka udhëtuar drejt Turqisë. Gjatë kontrollit nga ana e policisë turke, Bicerrit së bashku me Çelikun dhe një person të tretë më emrin Adrian Qirici, i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.

Po ashtu bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Advertisement

TRENDING