Connect with us

Pinknews

Tregon anën e ndjeshme/ Egla shpreh dëshirën: Kur të dal do të bëj një fëmijë

Teksa ka qenë duke biseduar në ambientet e jashtme të shtëpisë pasditen e sotme me Erjolën, Egla ka bërë një deklaratë ‘të papritur’.

Siç e dimë, aktorja nuk ka fëmijë, por brenda shtëpisë ka pranuar se është e dashuruar

Herë pas here aktorja është parë të qëndrojë përballë personave të cilët e preknin atë në çështje delikate dhe duke i përmendur faktin që ajo nuk është nënë.

E sakaq duket sikur Eglës i ka ardhur ‘në majë të hundës’ teksa shprehet po aq me ironi por dhe aq e sigurt që kur të dali prej shtëpisë do të bëhet nënë.

Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë mi Erjol… sepse kot ndejta. Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu, pse jo? Do ta bëj. Mami më lutet: “Bëje se ta rris unë!”, e unë i them më lër rehat mi gru se po vete sa ty. Por që le ta rrisi pse jo. Do ta mendoj, do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri. Kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një.”- shprehet Egla.

Pinknews

“Nuk më ka dalë akoma e keqja”/ Egla flet për të atin: Ndërroi jetë kur…

Egla Ceno është prekur mbrëmë kur ka kujtuar babain e saj të ndjerë gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Graciano Taganin.

Aktorja shprehet se ka qarë gjatë ‘telefonit të erës’ dhe nuk i mbajti dot lotët. Ceno shton se ‘nuk i ka dalë akoma e keqja me të atin që ka ndërruar jetë shumë i ri’.

“Nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët”, tha Egla/

Pjesë nga biseda:

Egla: S’e mbajta dot

Graciano: Mirë ke bërë, ke shkarkuar

Juli: Unë jo, e përgatita veten për këtë gjë dhe thashë do të bëj një telefonatë ditore

Egla: Unë s’e përgatis dot veten

Juli: E di pse? Unë e kam shumë bezdi…

Egla: Shumë bezdi e kam edhe unë. Po unë tim ati nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët

Juli: Nuk është faji i tij, është fati i tij

Egla: E di që nuk është faji i tij, po sa herë që ndodh unë qaj. Nuk e kam harruar ndonjëherë, e kam shumë të freskët

Continue Reading

Pinknews

Tension mes Eglës dhe Rozës/ Agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë

Egla dhe Roza kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën, duke përfunduar në ofendime të rënda.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, debati mes dyshes ka degraduar thuajse në përleshje fizike. Teksa të dyja kanë qenë në oborr të shoqëruara edhe nga banorët e tjerë, Egla ka ofenduar rëndë Rozën dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar t’i largojë jastëkun që ajo mbante në dorë përpara fytyrës.

Në këtë moment është ngritur Meritoni, i cili është përpjekur të qetësojë situatën. Po ashtu Graciano ka ndërhyrë, duke tërhequr Rozën dhe duke i thënë se nuk duhet ta prekë me dorë.

“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i merzisë.”– tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën” si dhe e ka quajtur “k*kë e vogël”.

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë?

Graciano: O Roza çfarë je duke bërë? Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.

Roza: Jam ok.

Egla: S’jam unë ok.

Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit.

Egla: Avullohu. Ik krisu.

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i njerëzisë. O banale femër

Egla: Largohu!

Graciano: Shko te Romeo yt!

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet.

Continue Reading

Pinknews

“Tradhtare”/ Egla shpërthen ndaj akuzave të Romeos: Do më puthësh prapë duart

Romeo Veshaj e ka quajtur Eglën tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri.

Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri me të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.

Biseda mes tyre:

Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.

Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.

Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë. Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim.

 

Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.

Continue Reading

Pinknews

Këngëtarja shqiptare tregon format e palestruara nga Maldivet

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonaj ka ‘tronditur’ rrjetin me disa fotografi në Maldive.

Ajo është shfaqur në plazh, duke shijuar diellin dhe ujin e kristaltë me pamje piktoreske.

Këngëtarja ka krijuar një kolazh me foto me momentet më unike të këtyre pushimeve, të cilat i ka ndarë me 319 mijë ndjekës në Instagram.

FOTOT: Këngëtarja shqiptare tregon format e palestruara nga Maldivet

 

Continue Reading

Pinknews

Kejvina Kthella përsëri në bikini, provokon nga Meksika

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, po shijon disa ditë pushimi.

Si destinacion të këtyre pushimeve bukuroshja e famshme ka zgjedhur Meksikën.

Biondja me këtë rast nuk ka munguar me postime të ndryshme, e në disa raste edhe provokuese.

E tillë është shfaqur edhe në imazhin e fundit, ku ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në bikini.

Kejvina ndërkohë kohëve të fundit ka qenë më e tërhequr nga mediat e rrjetet sociale.

FOTOT: Kejvina Kthella përsëri në bikini, provokon nga Meksika

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING